LIVE UPDATES
Insights

Amerikanët, afganët, dhe diçka në mes

18 Gusht 2021, 20:40 Nga DOSJA
Amerikanët, afganët, dhe diçka në mes

Nuk di ndonjë rast kur opozita dhe çdo zë opozitar të kenë qenë më dakord me Ramën sesa me rastin e vendimit të tij për të pranuar në Shqipëri një numër qytetarësh afganë. Duke më përfshirë dhe mua. Por, ky nuk të lë as ta lavdërosh. Sepse, ndërkohë që shumica dërrmuese e shqiptarëve bien dakord me veprimin, atij i djeg motivi pas këtij vendimi. Rama, në mënyrë të çuditshme për shumë kënd irritohet me faktin dhe përceptimin se vendimi i tij është thjesht një përgjigje pozitive ndaj një kërkese të qeverisë së Shteteve të Bashkuara. Basha nga ana e tij, si rrallë herë del me një qëndrim politik publik për një ngjarje që është në zhvillim e sipër. Dhe ç’është e vërteta, në një stil prej lideri theksoi faktin se Shqipëria dhe shqiptarët, duke përfshirë qeverinë dhe opozitën kanë detyrime ndaj SHBA-ve, dhe përpos aspektit humanitar, Shqipëria duhet të pranojë një numër proporcionalisht me kapacitetet e saj, sepse duhet t’i gjendemi në krah SHBA-ve, me mundësitë që kemi.

Rama nga ana tjetër, irritohet me këtë ide, dhe këmbëngul se vendimi është i bazuar mbi arsye humanitare. Gënjen dhe mashtron. Shumë trashë madje. Dhe ja pse. Qeveritë shqiptare, të majta dhe të djatha, i janë gjendur në krah SHBA-ve shumë më shumë se vendet e tjera (në raport me kapacitetet) që nga 11 shtatori e këtej. Kur SHBA-të vendosën të ndërhynin ushtarakisht në Afganistan pas sulmeve terroriste, qeveria socialiste e Ilir Metës të asaj kohe vendosi t’i bashkohej operacioneve ushtarake dhe paqeruajtëse edhe pse nuk ishte anëtare e Aleancës së Atlantikut të Veriut. Më vonë, kur qeverinë e drejtonte Sali Berisha dhe partia e tij demokratike, vendosi të pranojë 5 ujgurë, qytetarë kinezë nga burgu i Guantanamos, duke hedhur në erë me vetëdije të plotë marëdhëniet e qeverisë së tij me Kinën.  Duhet theksuar se ky vendim i Berishës u mor në kohën kur asnjë qeveri në botë nuk pranoi t’i merrte sepse i druheshin reperkursioneve nga ana e Kinës. Në vitin 2008 Barack Obama bëri fushatën dhe erdhi në pushtet me premtimin se do të mbyllte burgun e Guantanamos i cili strehonte terroristë të kapur në Afganistan nga forcat amerikane. Përsëri Berisha i premtoi Sekretares Clinton, dhe mori në total 11 ish-të burgosur. Ministër i Brendshëm përgjegjës për ta ishte Lulzim Basha, dhe i gjithë operacioni rezultoi në një histori suksesi. Numri 11 është i rëndësishëm pasi është numri më i madh i ish-të burgosurve që një shtet aleat mori nga Guantanamo. 

Më pas, në vitin 2012, kur qeveria demokratike e SHBA-ve, kishte nisur negociatat me Iranin, një cështje e rëndësishme për Iranin, SHBA-të dhe Irakun ishte largimi i të ashtuquajturve muxhahedinë iranianë nga kampi Ashraf në Irak. Përsëri, qeveria shqiptare dhe Sali Berisha iu gjend në krah SHBA-ve duke pranuar të merrte rreth 200 syresh. Operacioni i transferimit të tyre në Shqipëri u bë në pranverën e vitit 2013, pak para zgjedhjeve parlamentare që sollën Edi Ramën në pushtet. Ardhja e tij në pushtet përkoi me fazën kulmore të luftës civile në Siri, dhe sulmeve me lendë kimike të regjimit të Bashar Al-asaad kundër popullësisë civile. Vendimit të fuqive të mëdha, dhe veçanërisht SHBA-ve dhe Rusisë për sekuestrimin dhe shkatërrimin e këtyre lëndëve kimike në një vend të tretë, Edi Rama ju vetofrua duke ofruar territorin e Shqipërise si vendin ku do të shkatërroheshin. Skuthllëku dhe mungesa e transparencës nga ana e Ramës i hapën rrugën një vale frike në mesin e popullsisë, dhe hutisë nga ana e opozitës. I gjendur përballë protestave popullore, Edi Rama hoqi dorë duke nxjerrë bllof qeverinë e SHBA-ve.

Zhgënjimi dhe irritimi nga ana e qeverisë amerikane, i mbyllën derën Ramës në Ëashington. Në këto kushte, në fillim të vitit 2015 Edi Rama filloi një ofensivë të fortë në Ëashington përmes parave dhe lobistëve të tij, në mënyrë që të siguronte një vizitë në Shtëpinë e Bardhë. Përgjigja që i erdhi ditët e para të prillit të atij viti ishte refuzuese. Atëherë, me sugjerimin e George Soros, Rama u vetofrua të merrte në Shqipëri të gjithë anëtarët e mbetur të opozitës iraniane në kampin Ashraf. Numri i tyre shkonte në disa mijëra, dhe askush nuk kishte pranuar t’i merrte. Administrata e Presidentit Obama ishte në garë me kohën, pasi ndërkohë që negociatat me Tehranin po shkonin drejt fundit për marrëveshjen për armët bërthamore të Iranit, opozitarët iranianë të kampit Ashraf akoma akoma nuk ishin zhvendosur nga iraku, si parakusht Iranian. Vetofrimi i Ramës për t’i pranuar të gjithë ishte një dhuratë për administratën amerikane. Në pak kohë ata u zhvendosën të gjithë në Shqipëri, dhe Edi Rama e realizoi vizitën e shumë dëshiruar në Zyrën Ovale. Asnjë nga këto vendime; nga asnjëra qeveri shqiptare nuk u morën duke u bazuar nga arsye humanitare, por nga arsye politike: partneritet dhe ndihmë ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Vitet 2016-2017 shënojnë periudhën e disa valëve të refugjatëve sirianë të cilët largoheshin nga lufta civile në Siri. Miliona sirianë ju drejtuan Europës përmes Ballkanit. Europa në tërësi i hapi dyert për shkaqe humanitare. Vetëm Gjermania pranoi mbi një milionë sirianë. Edi Rama dhe qeveria e tij, të zënë me kultivimin në përmasa industriale të kanabisit, jo vetëm që nuk panë arsye të shfaqnin anën e tyre humanitare ndaj sirianëve që largoheshin nga lufta civile dhe nga vdekja, por nxituan të nënshkruanin mërrëveshje me FRONTEX, policinë kufitare të BE, për ti dislokuar ata, FRONTEX në kufirin e gjelbër të Shqipërisë me Greqinë dhe Maqedoninë për të penguar refugjatët sirianë të hynin në Shqipëri. Prandaj, përbetimet e Ramës se vendimi për të pranuar afganë që largohen nga regjimi taleban, bazohet vetëm në arsye humanitare, dhe në traditën e vjetër mikëpritëse të shqiptarëve janë thjesht pallavra. 

Në këto rrethana, pyetja natyrshëm lind: kur opinioni publik, opozita dhe media mbështesin një vendim të tillë në mënyrë masive, pse fshihet dhe pse irritohet Edi Rama? A mos priste që opozita t’i dilte kundër, dhe ai të nxitonte ta shpallte atë si anti-amerikane, dhe nuk i eci? A mos ndoshta, duke parë që plani i evakuimit po shkon për dreq, dhe administrata e Presidendit Biden gjendet në pozitën më të keqe të mundshme, kerkon t’i qëndrojë larg? Apo ka nonjë arsye tjetër që nuk guxojnë të na e thonë? Nëse Edi Rama vazhdon të insistojë në përrallat e tij me humanitarizëm, dhe ambasadorja amerikane vazhdon të përmendë BESËN, atëherë edhe ne kemi të drejtë të nxjerrim përfundimet tona; përfundime që të çojnë tek 25 prilli, dhe jo vetëm. 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

opinione opinione çim peka evakuimi i afganëve ne shqiperi çim peka evakuimi i afganëve ne shqiperi

Sondazh

Poll
Insights 18 Gusht 2021, 15:55

Edhe revolta trashëgohet

Kjo pamje është therëse. Kjo pamje tregon lakuriq dështimin dhe nënshtrimin tonë si shoqëri. Shumë thonë; Pse nuk protestojnë studentët?! Në një kronikë televiz...

Insights 18 Gusht 2021, 09:35

Dhoma ime!

Nga Agim XhafkaQe viti 1990 kur më ra llotaria. Jo ajo klasikja,që merr një grusht para,por caktimi si gazetar në një festival fëmijësh në Izmir. Deri atë mot,k...

Insights 12 Gusht 2021, 12:20

Birra, Bregoviç & Ballkan i Hapur

Goran Bregoviç njihet njëkohësisht si “Led Zeppelin” i ish-Jugosllavisë dhe si një prej baballarëve të turbofolkut. Shpesh në skenë, në 30 vitet e fundit...

Insights 31 Korrik 2021, 05:38

Vjeshta e “Deltave”

MONITORVjeshta e vitit 2021, padyshim do të jetë një ndër stinët më sfiduese për vendet dhe popullsinë e të gjithë globit, për një numër arsyesh. Pandemisë ende...

Insights 29 Korrik 2021, 06:46

ANALIZA: Të drejtat themelore nuk janë privilegje

Pyetja kryesore është nëse shteti mund të diskriminojë të pavaksinuarit. Debati është pjesë përbërëse e lëvizjes kundër vaksinimit dhe po bëhet më i ashpër. Për...

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën