Bota

Amerikanët kërkojnë largimin e tij, Trump “shpërthen” kundër Fox News

Sondazhi e realizuar në rrjet, ku shumica e votuesve kërkonin largimin e Trump, kanë sjellë reagimin e ashpër të presidentit kundër Fox News.
Featured image of article: Amerikanët kërkojnë largimin e tij, Trump “shpërthen” kundër Fox News Donald Trump
Përditësuar:

SHBA- “A duhet presidenti Trump të largohet nga zyra e tij në Shtëpinë e Bardhë?”, ky sondazh është zhvilluar në mediat online dhe tregon dëshirën e shumicës së amerikanëve që presidenti Trump të largohet. Sondazhi ka irrituar këtë të fundit, i cili ka shpërthyer i zemëruar kundër Fox News.

Sondazhi tregonte se rreth 51% e anembanë SHBA-së mendonin se presidenti Trump duhej të fajësohej dhe të largohej nga posti.  Trump ka shprehur pakënaqësinë ndaj rezultateve të sondazhit në rrjet, i cili historikisht ka qenë mbështetës i tij.

Që nga dita kur njoftova se po kandidoja për President, kurrë nuk kam pasur një sondazh të mirë në @FoxNews. Kushdo që është, sondazhi i tyre ta shpif. Edhe @FoxNews është gjithashtu shumë më ndryshe se sa ishte në kohët e vjetra”, tha ai në Twitter.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sondazhet e Fox News nuk janë gjithmonë “të sjellshme” me presidentin Trump. Kur votuesit e sondazhit janë pyetur për synimet e tyre për vitin 2020, në top listën e të preferuarve të tyre kanë qenë kandidatët kryesorë të Partisë Demokratike përfshirë Joe Biden, Elizabeth ëarren, Bernie Sanders, Kamala Harris dhe Pete Buttigieg.

Trump i ka cilësuar sondazhet e Fox News, si “sondazhi më i keq në botë”, për të treguar dhe provuar se vlerësimi i tij është mbi 50%. Sipas Trump firma që ka realizuar sondazhet është e njohur për paragjykimin e saj ndaj presidentit. The Independent shkruan se Fox News ka vendosur të mos u përgjigjet akuzave të Trump dhe se rrjeti nuk pranoi të komentojë shpërthimin e fundit të liderit të SHBA-ve.

(E.S. Dosja.al)

Shto Koment