Aktualitet

Koronavirusi përhapet në Shqipëri, SHBA-ja kërkon menjëherë kthimin e amerikanëve: Ejani tranzit nga Stambolli

Ambasada i ka kërkuar shtetasve të saj, të cilët kanë ardhur në Shqipëri për vetëm një periudhë të caktuar që të nisen menjëherë për në atdhe, duke kaluar tranzit për nga Stambolli.
Featured image of article: Koronavirusi përhapet në Shqipëri, SHBA-ja kërkon menjëherë kthimin e amerikanëve: Ejani tranzit nga Stambolli Ambasada Amerikane

TIRANË– Ambasada Amerikanë në Shqipëri, u kërkon qytetarëve amerikanë që të organizojnë kthimin e menjëhershëm në Shtetet e Bashkuara. 

Në një njoftim zyrtar, Ambasada i ka kërkuar shtetasve të saj, të cilët kanë ardhur në Shqipëri për vetëm një periudhë të caktuar që të nisen menjëherë për në atdhe, duke kaluar tranzit për nga Stambolli.

Të gjitha kufijtë tokës janë të mbyllur dhe aktualisht ka vetëm një fluturim ditor që niset nga Shqipëria, nga kompania “Air Albania”. Nuk asnjë informacion të disponueshëm se për sa kohë do të vijojnë fluturimet. Aeroplani i ‘Air Albania’ niset nga Tirana për në Stamboll, nga ku mund të vini për në Shtetet e Bashkuara,”-shkruhet në njoftimin e ambasadës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në Shqipëri harta e të prekurve është zgjeruar, ku epiqendra e COVID-19 është Tirana, e pas saj vjen Fieri e Korça. Ndërkohë që janë 146 të infektuar, 17 prej të cilëve janë shëruar dhe 5 viktima. Lezha, Shkodra, Vlora, Kavaja e Elbasani janë qytetet e tjera të prekurve. Gjendja e e të shtruarve në pavion është e stabilizuar deri më tani, ndërkohë që autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të qëndrojnë brenda. Situata nuk është më e mirë as në SHBA pasi OBSH-ja ka parashikuar se do të kthehet në epiqendrën e re të koronavirusit. Deri më tani atje janë shënuar mbi 700 persona që kanë ndërruar jetë dhe dhjetra mijëra të infektuar.

(k.m/dosja.al)

Një Koment në “Koronavirusi përhapet në Shqipëri, SHBA-ja kërkon menjëherë kthimin e amerikanëve: Ejani tranzit nga Stambolli

  1. poshtersia dhe pabesia amerik na vodhi na shkatroi dhe tani po na denone pa meshir

Shto Koment