Bota

Amerika ultimatum Maduros: I ke ditët e numëruara

Shefi amerikan i Diplomacisë, Mike Pompeo ka theksuar se Amerika nuk e njeh më Nicolas Maduron si President të Venezuelës.
Featured image of article: Amerika ultimatum Maduros: I ke ditët e numëruara Presidenti venezuelian Nicolas Maduro

Shefi amerikan i Diplomacisë, Mike Pompeo është shprehur në një intervistë për CNN se ditët e Nicolas Maduro janë të numëruara falë popullit venezuelian. Pompeo theksoi më tej se Amerika nuk e njeh më Maduron si President të Venezuelës. “Jam i bindur se falë venezuelasve ditët e Maduros janë të numëruara,”– u shpreh shefi amerikan i Diplomacisë.

I pyetur për një ndërhyrje të mundshme të forcave të armatosura amerikane, ai nuk e përjashtoi këtë gjë si mundësi. “Ne kemi thënë që të gjitha mundësitë janë në tavolinë. Ne do të bëjmë atë që duhet që demokracia të mbretërojë dhe që një e ardhme më e mirë të krijohet për venezuelasit,”- theksoi Pompeo.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(f.m/dosja.al)

Shto Koment