Aktualitet

Ambjente pa valë dhe zero shanse për celularë/ Ja si janë blinduar burgjet, kamera gjithandej (Foto)

Ministrja bën të ditur se në dy burgje në Shqipëri, në atë "Jordan Misja" njohur si 313-a dhe në të Peqinit, janë instaluar edhe sisteme që kanë bërë të mundur bllokimin e valëve telefonike. Kjo gjë do të bëhet edhe në burgjet e tjera.
Featured image of article: Ambjente pa valë dhe zero shanse për celularë/ Ja si janë blinduar burgjet, kamera gjithandej (Foto) Foto nga burgjet

TIRANË – Siguria në burgje tashmë është rritur dhe çdo zonë e këtyre ambjenteve do ët vëzhgohet me mjaft imtësi. Sipas ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj, fuqizimi i sistemit të teknologjisë në burgje do të bëjë që të dënuarit të mos kenë asnjë lloj shansi për të shkelur ligjin, e aq më tepër për të futur sendë të palejuarasi celularë apo edhe gjëra të tjera. 

Ministrja bën të ditur se në dy burgje në Shqipëri, në atë “Jordan Misja” njohur si 313-a dhe në të Peqinit, janë instaluar edhe sisteme që kanë bërë të mundur bllokimin e valëve telefonike. Kjo gjë do të bëhet edhe në burgjet e tjera.

“Përmes investimeve që kemi kryer për fuqizimin e sistemit teknologjik në institucionet penitenciare në vend, kemi arritur rezultate pozitive sa i përket monitorimit, organizimit dhe mirëfunksionimit të brendshëm.

Këto mjete bashkëkohore që menduam t’i implementojnë në ambientet e burgjeve, kanë përmirësuar ndjeshëm kontrollin për elementët e sigurisë, sendet e ndaluara, kushtet e jetesë, kryerjen e shërbimeve, takimet me vizitorët, zbardhjen korrekte të ngjarjeve, zbatimin e orarit ditor, veprimtarinë e efektivëve të policisë, gatishmërinë e stafit dhe një sërë verifikimesh në përputhje me të gjitha të drejtat që i takojnë ligjërisht atyre që vuajnë dënimin.

Ndërkohë, shembulli me IEVP-të “Jordan Misja” dhe “Peqin” ku përmes instalimit të një sistemi të ri mundëm të bllokojmë valët e telefonisë celulare ne ambientet e brendshme, do të ndiqet hap pas hapi me të gjitha burgjet e tjera për të shmangur çdo tentativë për të komunikuar me botën e jashtme.

Edhe pse mundëm që t’i mbulojmë të gjitha IEVP-të me sistemin e monitorimit me kamera 24 orë, sistem skanerësh, sistem radio dhe sistem telefonik, sërish rritja më tej e sigurisë elektronike është një nga prioritetet të cilën do përpiqemi për ta shndërruar në një mekanizëm të pathyeshëm në të gjitha institucionet,”- shkruhet në njoftimi zyrtar të Gjonajt. 

Ndërkohë kujtojmë që vetëm një ditë më parë u pezullua nga detyra Maksim Hamitaj, drejtori i burgut 313 pasi kishte favorizuar në takime të burgosurit VIP.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment