Politike

“Nuk është koha për politikë”, Yuri Kim tregon bisedën me Metën, Ramën e Bashën: Lufta me COVID-19 fitohet vetëm me bashkim

  • Basha: Falemiderit për ndihmën kundër COVID-19, duhet testim masiv
  • Kim shprehet se i ka lavdëruar për udhëheqejn e tyre të unifikuar kundër COVID-19.
    Featured image of article: “Nuk është koha për politikë”, Yuri Kim tregon bisedën me Metën, Ramën e Bashën: Lufta me COVID-19 fitohet vetëm me bashkim Yuri Kim, ambasadore e SHBA në Tiranë

    TIRANË- Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar sot një bisedë me Ilir Metën, Edi Ramën dhe Lulzim Bashën. Kim shprehet se i ka lavdëruar për udhëheqejn e tyre të unifikuar kundër COVID-19.

    Fola me Ilir Metën, Edi Ramën dhe Lulzim Bashën për të lavdëruar udhëheqjen e tyre të unifikuar kundër COVID-19, dhe kjo gjë duhet të vazhdojë. Tani nuk është koha për politikë si zakonisht. Nuk mund të fitojë luftë pa unitet dhe disiplinë nga të gjithë liderët dhe të gjithë njerëzit, nga Shkodra në Sarandë”, shkruan Kim.

    Po ashtu Yuri Kim, ka zhvilluar një bisedë me video me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ku e ka falenderuar Manastirliun për punën e mjekëve kundër COVID-19.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Kam folur me Ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu me video dhe falenderova për punën e ekipit të kujdesit shëndetësor të saj dhe të Shqipërisë për vazhdimin e luftës kundër COVID-19. E rëndësishme për të gjithë që të vazhdojnë të rrinë në shtëpi!”, shkruan Kim.

    Kjo bisedë mes ambasaodres dhe liderwve politikë bëhet në një kohë kur Shqëipëria numëron 377 të infektuar me COVID-19 dhe 22 të vdekur. Më herët Kim ka njoftuar se SHBA do të mbështësë Shqipërinë në luftën kundër COVID-19 dhe në rimëkëmbjen e ekonimisë. Ambasadorja po ashtu në disa mesazhe u është drejtuar shqiptarëve dhe u ka kërkuar që të rrinë në shtëpi.

    (A.B. Dosja.al)

    Shto Koment