LIVE UPDATES
Politike

Ambasadorja amerikane e sheh me plotë kureshtje/ Rudina Hajdari vjen me mesazhin e FORTË: Nëse vendosim nga një gur, sistemi

29 Janar 2021, 15:29 Nga DOSJA
Ambasadorja amerikane e sheh me plotë kureshtje/ Rudina Hajdari vjen me

TIRANË- Deputetja Rudina Hajdari, ditën e sotme është shprehur me plot bindje se demokracia në vendin tonë do të vendoset. Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, ajo ka publikuar dhe fjalën e plotë të saj që ka mbajtur gjatë Konferencës Kombëtare “Kostot e Demokracisë”, ku e pranishme ishte dhe Ambasadorja Amerikane në Tiranë, Yuri Kim. 

Ajo ka thënë ndër të tjera se duhet të flitet më shumë për të gjitha mangësitë që ka sistemi ynë zgjedhor. Përveç shkrimit, deputetja ka publikuar edhe një foto nga konferenca, ku ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim e shikon me kureshtje ndërkohë që ajo flet.

Postimi i plotë:

Kur nisa para dy vitesh një betejë për ndryshimin e sistemit zgjedhor, së bashku me aktorë të shoqërisë civile, kisha parasysh pamjet apo ngjarjet me të cilat vendi është hasur sa herë që ka zgjedhje. Njerëz të armatosur, të cilet futen në qendra votimi e që jo rrallë kanë shkaktuar pothuajse në çdo zgjedhje edhe viktima; Njerëz të armatosur të cilët kercënojnë votuesit, qoftë duke u kontrolluar votën nepërmjet aparateve celularë, apo duke u marrë kartat e identitetit për tu pamundësuar votimin; Makina të cilat lëvizin natën dhe shërbejnë për të shpërndarë ose para cash, ose të mira materiale nepër shtëpitë e votuesve të varfër; Biznese të cilat kërcënohen me gjoba apo mbyllje nëse nuk i vendosin shërbimet në funksion të fushatës elektorale; Punonjës të administratës publike të cilët braktisin funksionet e tyre dhe nga mëngjesi në darkë i sheh të fushatojnë përkrah, ose për kandidatët e partisë ku militojnë; Militantë të veshur si komisionerë të cilët shqyejnë votat e atyre partive që nuk kanë komisionerë; E së fundmi, një parlament i mbushur kryesisht me njerëz të cilët nuk besojnë në asgjë tjetër, perveç kultit të kryetarit i cili i emëron në Kuvend, si rrjedhojë e mungesës së lidhjes mes elektoratit dhe deputetit, pra të votës së drejtpërdrejtë; E gjithë kjo ekspoze, përkthehet në mungesë të theksuar të demokracisë, dhe pavarësisht se kush vjen në pushtet, cili indidvid apo parti politike, rezultati është gjithnjë i njëjtë. Autokraci, korrupsion, keqadministrim, varfëri dhe mungesë zhvillimi ekonomik. Sistemi zgjedhor dhe menaxhimi i tij është zemra e mekanizmit të demokracisë. Nëse sistemi zgjedhor është i drejtë dhe garanton së pari barazinë mes atyre që garojnë, pra një garë mes të barabartesh, ku nuk përplasen bandat e njërës palë me palën tjeter, apo miliarderët e njerës palë me palën tjetër, por përplasen idetë zhvillimore mbi vendin, atëherë, mbas zgjedhjeve do të kemi një qeveri të ndershme dhe demokraci të vërtetë. A i garanton sistemi që kemi sot këto kushte? Unë them se jo. E para, amendimet që iu bënë kodit zgjedhor e zhbënë gjithë kauzen popullore të hapjes së listave, duke mos ia mundësuar qytetarit që ta zgjedhë deputetin. Për rrjedhojë edhe parlamenti i ardhshëm, kryesisht do të jetë i mbushur me njerëz që i shërbejnë kryetarit e jo qytetarit. Për rrjedhojë unë pres që avazi i votimit qorrazi të koncesioneve apo vendimeve absurde dhe abuzive të vazhdojë, apo nuk do habitesha nëse fenomeni i djegies së mandateve të përsëritej sërish. E dyta, edhe pse janë bërë disa përmirësime në kod përsa i përket lidhjes së politikës me krimin, apo përdorimit të administratës, mungon kryekëput vullneti për t’i zbatuar këto vendime. E ligjet pa vullnet, janë thjesht një copë letër e bardhë me ca gërma të zeza pa asnjë kuptim. E gjithë administrata sot është në betejë për vota, teksa ne po flasim, e fatkeqësisht, krimi I organizuar është po aq në ethe elektorale sa edhe kryetarët e partive, pra të perfshirë në fushatë sa për një parti apo për tjetrën në bazë të lidhjeve që kanë.

Si dalim që këtu?

Unë nuk jam pesimiste, jam thjesht realiste. Më pëlqen ta shoh dhe ta flas realitetin ashtu siç është. Në fund të tunelit tonë ka dritë, dhe kjo konferencë është një nga ato rrezet e dritës të cilat depërtojnë.

Na duhet të flasim më shumë, të bërtasim më shumë në fakt, për të gjitha mangësitë që ka sistemi ynë zgjedhor. Na duhet të bashkohemi dhe organizohemi më shumë, të gjithë ne që na intereson një sistem i drejtë, të bashkëpunojmë më shumë e më mirë me partnerët tanë si SHBA apo BE, të mobilizojmë më shumë e më mirë qytetarët që ta kuptojnë se sa e rëndësishme është për ta dhe të ardhmen e fëmijeve një sistem i drejtë zgjedhor.

Nuk do bëhet për një ditë, por as Roma nuk u ndërtua në një ditë, ama nëse secili vendos çdo ditë një gur, duke folur e duke vepruar, jam e sigurtë se sistemi ynë do bëhet kala ku të strehohet demokracia dhe zhvillimi i vendit.

E kam bindje këtë dhe jam e sigurtë se do të realizohet.

Ju falenderoj!

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike rudian hajdari yuri kim rudian hajdari yuri kim

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni