Politike

“Të ka ngelur pa takuar Shullazi dhe Dajti”, komentuesit presin me ‘këmbët e para’ takimin e  ambasadoren amerikane me Çucin: Ku i gjen këto gjakpirësa, hajde te kopshti zoologjik

Pikërisht krahas statusit të publikuar nga faqja zyrtare e Ambasadës Amerikanë në Tiranë, ku Yuri Kim shfaqet e qeshur krah Cuçit dhe shkruan se e ka përgëzuar Shqipërinë për rritjen e eksporteve në SHBA nga viti 2018 në vitin 2019 me 26 përqind, komentuesit kanë shpërthyer në kritika.
Featured image of article: “Të ka ngelur pa takuar Shullazi dhe Dajti”, komentuesit presin me ‘këmbët e para’ takimin e  ambasadoren amerikane me Çucin: Ku i gjen këto gjakpirësa, hajde te kopshti zoologjik Dritan Dajti, Emiljano Shullazi dhe Yuri Kim
Përditësuar:

TIRANË– Qytetarët shqiptarë kanë mbetur të pakënaqur nga takimet që ambasadorja amerikane Yuri Kim ka zhvilluar në Tiranë, konrekisht vetëm para disa orësh shtrëngoi dorën me ministrin Bledi Çuçi. Pikërisht krahas statusit të publikuar nga faqja zyrtare e Ambasadës Amerikanë në Tiranë, ku Yuri Kim shfaqet e qeshur krah Cuçit dhe shkruan se e ka përgëzuar Shqipërinë për rritjen e eksporteve në SHBA nga viti 2018 në vitin 2019 me 26 përqind, komentuesit kanë shpërthyer në kritika.

Referuar personave që Kim ka takuar, komentuesit shkruajnë: Ku i gjen të gjithë gjakpirësat shqiptarë për të bërë foto, më mire te kishe kaluar nga kopshti zologjik….

Një tjetër, shkruan se personat që kanë mbetur pa u takuar me ambasadoren janë vetëm Emiljano Shullazi, Dritan Dajti, Ritvan Zykaj dhe Zani Çaushi, duke shtuar tonin e ironisë.

“Hë se këta të huajt, duke qeshur ta thonë realitetin të cilën ne po përjetojmë,”- shkruan një tjetër.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Sinqerisht gje me te peshtir nuk ka , pse? E pata hequr faqen e ambasades sepse ishte ber e neveriteshme mbeshteste ligje e veprime absurde qe ne vendin e tyre ne USA jo qe nuk do miratoheshin kurr po sikur ti propozonte presidenti Donald Trump o do shkonin t’a merrnin me ambulancë per te luajtur mendsh ose do t’i shkonte FBI me pranga ne dore. Çfar po ndodh sot ? Akoma me keq dje nuk flitej per kanabizimin e vendit nga perbindeshi Donald Lu sot ambasadoria nuk flet per korrupsionin galopant ku nje roje spitali esht ne gjendje te fallsifikoj dokumentet Amerikane (flas për unazën e re) e SPAK flen gjum, ambasada e dhe ambasadoria na sjellin npermjet fotove njerzit qe Shqiptaret urrejn me shum megjithëse shofin komentet denigruese te ndjekesve . Zonja ambasadore nje pyetje kam për ju ? Ju intereson miqësia e popullit Shqiptar apo e disa halabakeve ? Dhe nje gje kam per Shqiptaret. Si pro Amerikan ju them mos prisni qe ti permbys ambasada ripjellesit po duhet t’a bejm ne jo me shitjen e votes natyrisht se po priret USA n t’a bej ju kujtoj se per interes te tyre kan mbeshtetur dhe regjime gjaksore,”- vijon një tjetër komentues.

Une do i kerkoja ambasades te kete seriozitet sic eshte vete shteti Amerikan mos ta ule nivelin me keto foto,”– shkruhet në një tjetër koment.

Yuri Kim prej ditësh po zhvillon takime me krerët e lartë të shtetit, ku është informuar për situatën në Shqipëri. Kim ka zhvilluar së pari takim me Presidentin Ilir Meta, më pas ka biseduar dhe me minsitrat, Gent Cakaj, Etilda Gjonaj dhe Olta Xhaçka. Po ashtu ka zhvilluar takime dhe me njerëzit e dretjësisë, pasi ka qenë në zyrën e Olsian Çelës, ka qenë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe është takuar me anëtarët e SPAK. Gjithashtu Yuri Kim ka takuar edhe anëtarët e Partisë Socialiste, si Taulant Balla dhe Bledi Çuçi. Ambasadorja ka shkuar edhe në zyrën e kryedemokratit Lulzim Basha.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment