Rajoni

Ambasadori i SHBA-së dhe Britanisë po sulmojnë sërish Naser Shalën

Naser Shala po sulmohet rëndë nga dy ambasadorët e huaj në Kosovë, pasi sipas Philip Kosnett dhe Ruairi O’Connell Shala nuk ka përmbushur detyrat që i kërkohen në punën e tij.
Featured image of article: Ambasadori i SHBA-së dhe Britanisë po sulmojnë sërish Naser Shalën Philip Kosnett

KOSOVË- Philip Kosnett, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë përmes një postimi në rrjetet sociale ka vënë në vëmëndje se Naser Shala, i cili akoma mban postin e kreut të Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronë, po minon besimin e qytetarëve në përzgjedhjen me meritë në procesin e punësimit.

“I pakualifikuari Naser Shala vazhdon të qëndrojë në krye të Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, duke minuar besimin e qytetarëve në përzgjedhjen me meritë në procesin e punësimit. Është koha që partitë të propozojnë zgjidhje për t’i dhënë fund korrupsionit dhe nepotizmit”,-ka shkruar Kosnett.

Postimi i Ambasadorit amerikan

Por pak kohë pas postimi të ambasadorit Kosnett, ka reaguar edhe ambasadiori i Alnglisë ën Kosovë, Ruari O’Connell, ku thotë se Naser Shalës nuk i ka takuar asnjëherë ai vend punë, prandaj nuk duhet të ishte emëruar që në krye të herës.

“Jam plotësisht dakord. Ai është i pakualifikuar, i paaftë dhe nuk duhej të ishte emëruar kurrë në atë pozitë Qeveria Britanike ndihmoi në procesin dhe tregoi se kishte një kandidat të kualifikuar, por shumica e deputetëve në Kuvend, nga shumë parti, preferuan nepotizmin dhe favoret e ndërsjella në vend të një shërbimi publik të kualifikuar dhe të pavarur. Një fyerje për taksapaguesit britanikë: kjo është arsyeja pse unë dhashë dorëheqjen. Nuk është çudi që edhe SHBA-ja po humb durimin”, shprehet ambasadori O’Connell.

Ndërkohë lidhur me detyrën  e Shalës në Kosovë pati reagime edhe nga zyrtarë të lartë të SHBA-së.

Postimi i Ruairi O’Connell

Ruairi O’Connell më parë pati dhënë dorëheqjen nga posti i  kryetarit të Bordit të kësaj agjencie, pasi ndihej i pakënaqur nga detyra që ju dha Shalës. Ai e ka cilësuar Shalën si të paaftë në punën që bënte.

A.C/Dosja.al  

Shto Koment