Bota

Ambasadori i SHBA akuzon Kinën për koronavirusin: Ka vënë në rrezik gjithë botën, u përpoqën ta fshihnin

Në një artikull për gazetën “Times”, Johnson është shprehur se Kina duhet të merrte masat në kohë dhe të mos lejonte që virusi të përhapej përtej kufijve të republikës komuniste.
Featured image of article: Ambasadori i SHBA akuzon Kinën për koronavirusin: Ka vënë në rrezik gjithë botën, u përpoqën ta fshihnin Woody Johnson

BRITANI E MADHE- Ambasadori amerikan në Londër, Woody Johnson ka akuzuar Kinën si fajtoren kryesore për shpërthimin e pandemisë botërore të koronavirusit. Në një artikull për gazetën “Times”, Johnson është shprehur se Kina duhet të merrte masat në kohë dhe të mos lejonte që virusi të përhapej përtej kufijve të republikës komuniste.

“Së pari u përpoq të shtypte lajmin, ta fshihtë atë. Sikur Kina të kishte bërë gjërat e duhura në kohën e duhur, aq më i vogël do të ishte dëmi i kësaj pandemie,” shkruajti ambasadori.

Ndërkohë edhe presidenti amerikan Donald Trump pohoi disa javë më parë se Pekini duhet të kishte vepruar më shpejt lidhur me ndërgjegjësimin e botës nga përhapja e sëmundjes, duke e cilësuar covid-19 si një “virusi kinez”. Megjithatë ai e rregulloi deklaratën e tij pas më vonë duke u shprehur se Kina i mori në kohë masat.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Por edhe pala tjetër nuk ka qëndruar e qetë… Janë hedhur dyshimet se SHBA-ja ka krijuar virusin në laborator dhe më pas e ka shpërndarë në Kinë për të dëmtuar fuqine ekonomike të vendit.

Ndërkohë pandemia golbale jo vetëm që nuk po e humb fuqinë e përhapjes, por në disa vende ka shënuar vetëm fillimin. Numri i të vdekurve ka arritur 20,000 persona, ndërsa 471,000 janë infektuar nga virusi. Pas Italisë, tashmë edhe Spanja regjistron më shumë vdekje sesa Kina, nga ku edhe lindi pandemia që pushtoi botën. Italia ka shënuar 74 mijë të infektuar, nga të cilët 7500 kanë ndërruar jetë. Ndërsa Spanja ka 50 mijë të infektuar dhe 4089 të vdekur. Shifra po rriten edhe në SHBA, ku numri i të prekurve ka arritur në 68,489 persona dhe mbi 1 mijë prej tyre kanë ndërruar jetë.

(k.m./dosja.al)

Shto Koment