DiasporaRajoni

Ambasadori i Palestinës në Beograd: Respektojmë qëndrimin e Serbisë, nuk e njohim Kosovën

Ai u shpreh se Palestina mbështet Serbinë në pozicionin e saj për çështjen e Kosovës dhe ajo pret të njëjtën gjë nga Serbia, kur bëhet fjalë për dy rezoluta të Kombeve të Bashkuara, njëra për Kosovën, tjetra për Jerusalemin.
Featured image of article: Ambasadori i Palestinës në Beograd: Respektojmë qëndrimin e Serbisë, nuk e njohim Kosovën Mohamed Nabhan

SERBI– Ambasadori i Palestinës në Serbi, Mohamed Nabhan kundërshtoi hapjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem, por ai gjithashtu është kundër që Serbia të lëvizë ambasadën nga Tel Avivi në Jerusalem.

“Për shkak se Jerusalemi është një qytet i pushtuar. Jerusalemi Lindor është një qytet i okupuar. Ju lutem, si e shihni dikë që vjen dhe hap një ambasadë në Prishtinë?! A është në rregull për ju?!”, tha Nabhan.

Ai u shpreh se Palestina mbështet Serbinë në pozicionin e saj për çështjen e Kosovës dhe ajo pret të njëjtën gjë nga Serbia, kur bëhet fjalë për dy rezoluta të Kombeve të Bashkuara, njëra për Kosovën, tjetra për Jerusalemin.

Ne nuk e pranojmë atë për shkak të Rezolutës 1244 dhe qëndrimit të Serbisë ndaj kësaj”, tha Nabhan.

Sipas Express, ai thekson se ata presin të njëjtën gjë nga miqtë e tyre.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kjo është arsyeja pse ne kërkojmë nga të gjithë miqtë tanë të respektojnë pozicionin tonë dhe rezolutën e Kombeve të Bashkuara. Lidhur me Jerusalemin, ekziston Rezoluta 478, e cila u kërkon të gjitha vendeve të botës të mos lëvizin dhe të mos e njohin Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit. Është e qartë dhe natyrisht, kushdo që e bën këtë, se kjo do të ndikojë në marrëdhëniet tona me të”.- vijoi ai.

Sipas marrëveshjes së Uashingtonit, Serbia ka edhe dy muaj e gjysmë kohë për të lëvizur ambasadën e saj nga Tel Avivi në Jerusalem.

Deri më tani, vetëm Kosova ka hapur një ambasadë në Jerusalem nga kontinenti i Evropës dhe promovuesi i marrëveshjes së Uashingtonit, ish-presidenti amerikan, Donald Trump, u mburr publikisht vitin e kaluar se Serbia është “vendi i parë evropian i krishterë” dhe Kosova “vendi i parë evropian mysliman” që do të kenë ambasada në Jerusalem.

(d.a/dosja.al)

Shto Koment