Rajoni

Ambasadori i Izraelit trondit Beogradin: Teknikisht, ende nuk e kemi njohur Kosovën, por…

Vilan deklaroi se Izraeli ende nuk e ka njohur teknikisht Kosovën, por ai thekson se ajo është pjesë e marrëveshjes së arritur së fundmi në Uashington dhe se ai beson se kjo nuk do të ndikojë në marrëdhëniet e forta midis Serbisë dhe Izraelit.
Featured image of article: Ambasadori i Izraelit trondit Beogradin: Teknikisht, ende nuk e kemi njohur Kosovën, por… Yahel Vilan dhe Aleksander Vucic

IZRAEL- Ambasadori i ri i Izraelit në Beograd, Yahel Vilan, ditën e sotme ka folur rreth njohjes së Kosovës nga Izraeli. Ai ka thënë për mediat serbe se Izraeli ende nuk e ka ndërmarrë një veprim për njohjen e Kosovës.

Vilan deklaroi se Izraeli ende nuk e ka njohur teknikisht Kosovën, por ai thekson se ajo është pjesë e marrëveshjes së arritur së fundmi në Uashington dhe se ai beson se kjo nuk do të ndikojë në marrëdhëniet e forta midis Serbisë dhe Izraelit.

“Sa i përket çështjes së Kosovës, ne kemi një deklaratë nga kryeministri i Izraelit për njohje reciproke mes Izraelit dhe Kosovës. Deri tash s’kemi marrë veprime në terren, por kjo është pjesë e marrëveshjes së nënshkruar në Uashington”, ka thënë Vilan.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kosova e Serbia më 4 shtator në Uashington nënshkruan zotimet për “normalizim ekonomik”, pas së cilës u njoftua njohja e Kosovës nga Izraeli.

Burimi: rts.rs

(A.K.Dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment