Politike

Ambasadori i BE shigjeton Metën? Soreca: Reforma në drejtësi, prioritet për çdo politikan shqiptar

  • Fjalimi ‘BOMBË’ i Ilir Metës: EURALIUS u ‘urdhërua’ nga politika të mos vinte në takim
  • Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca u shpreh se çdo politikan shqiptar duhet që ta kishte prioritet reformën në drejtësi. Sipas Sorecës, reforma është një arsye për unitet, jo përçarje.
    Featured image of article: Ambasadori i BE shigjeton Metën? Soreca: Reforma në drejtësi, prioritet për çdo politikan shqiptar Ambasadori Luigi Soreca

    TIRANË- Delegacioni i BE në Tiranë ka reaguar pas deklaratës së Presidentit Ilir Meta, i cili kritikoi EURALIUS-in duke vënë në dyshim arritjet e reformës në drejtësi. 

    Në një reagim zyrtar, ambasadori i BE-së në Shqipëri tha se reforma në drejtësi ishte në përputhje të plotë me Kushtetutën e Shqipërisë dhe legjislacionin kombëtar përkatës.

    Më tej në reagimin e tij zyrtar, Soreca thekson se reforma në drejtësi dhe procesi i integrimit të Shqipërisë në BE duhet të jenë një prioritet për çdo politikan shqiptar, një arsye për unitet, jo përçarje, për të mirën e qytetarëve.

    “Reforma e drejtësisë dhe procesi i integrimit të Shqipërisë në BE duhet të jenë një prioritet për çdo politikan shqiptar, një arsye për unitet, jo përçarje, për të mirën e qytetarëve. BE-ja do tavazhdojë mbështetjen e saj për procesin e reformës dhe do të sigurojë monitorimin e duhur të standardeve në bashkëpunim të ngushtë me SHBA-të,”-shkruhet në deklaratën e BE-së.

    Deklarata e plotë

    Deklarata e plotë:

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Kemi vërejtur kritika për punën e projektit të asistencës teknike të financuar nga BE-ja për sektorin e drejtësisë EURALIUS. Profesionalizmi, përkushtimi, puna e madhe dhe integriteti i EURALIUS-it janë për t’u lavdëruar. Ndihma e tyre është provuar e domosdoshme për të çuar përpara agjendën ereformave, duke punuar ngushtësisht me partnerë të tjerë si OPDAT i SHBA-së, ekspertë nga Shtetet Anëtare të BE-së dhe shërbimet e Komisionit Evropian. Kjo mbështetje është kerkuar nga autoritetet shqiptare dhe roli monitorues i Komisionit dhe i SHBA-ve u miratua njëzëri nga Kuvendi në kohën e adoptimit të amendamenteve kushtetuese.

    Ky është një proces kompleks, por reforma është në rrugën e duhur dhe është me rëndësi shumë të madhe që të gjitha institucionet shqiptare ta mbështesin atë. Sa i përket veçanërisht krijimit të Gjykatës Kushtetuese, sigurisht që është e rëndësishme që sapo të përfundojnë zgjedhjet dhe klasifikimi nga Këshilli për Emërimet në Drejtësi, të gjitha institucionet kompetente, duke përfshirë edhe Presidencën e Republikës, të sigurojnë që kandidatët të zgjidhen me prioritet. Ne jemi të bindur se një detyrë e tillë do të ndiqet plotësisht dhe në kohën e duhur.

    Reforma e drejtësisë dhe procesi i integrimit të Shqipërisë në BE duhet të jenë një prioritet për çdo politikan shqiptar, një arsye për unitet, jo përçarje, për të mirën e qytetarëve. BE-ja do tavazhdojë mbështetjen e saj për procesin e reformës dhe do të sigurojë monitorimin e duhur të standardeve në bashkëpunim të ngushtë me SHBA-të.

     

    Shto Koment