Rajoni

Ambasadori i BE në Kosovë: Specialja nuk gjykon organizatat por vetëm individët

Më tej, Szunyog ka thënë se  funksionimi i Dhomave të Specializuara është i rëndësishëm që Kosova të shkojë drejt integrimit evropian.
Featured image of article: Ambasadori i BE në Kosovë: Specialja nuk gjykon organizatat por vetëm individët Tomas Szunyog,

KOSOVË- Ambasadori më i ri i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog ka folur në lidhje me misionin e Gjykatës Speciale në Hagë. Në një intervistë për “Kosovo Online” ai është shprehur se Specialja nuk gjykon grupimet dhe organizatat por vetëm individët. Më tej, Szunyog ka thënë se  funksionimi i Dhomave të Specializuara është i rëndësishëm që Kosova të shkojë drejt integrimit evropian. Ai gjithashtu ka thënë se Kosova duhet që të bashkëpunojë në mënyrë që të tregoi përkushtimin e saj në sundimin e ligjit.

“Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar janë themeluar nga Kuvendi i Kosovës si institucione të pavarura gjyqësore me juridiksion mbi krimet kundër njerëzimit, krimet e luftës dhe krimet e tjera sipas ligjit të Kosovës të kryera gjatë luftës. Është e rëndësishme të kihet gjithnjë parasysh se Dhomat e Specializuara nuk do t’i mbajnë në përgjegjësi grupet etnike, organizatat ose komunitetet, por vetëm individët. Duke vepruar kështu, Dhomat e Specializuara do ta lehtësojnë drejtësinë tranzicionale dhe do të mundësojnë përparimin shoqëror, duke e çuar Kosovën përpara në rrugën e saj evropiane. Në këtë kontekst, bashkëpunimi nga autoritetet e Kosovës mbetet vendimtar për të demonstruar përkushtimin e Kosovës për sundimin e ligjit dhe gatishmërinë e saj për t’u përballur me të kaluarën e saj,” ka thënë Szunyog.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Aktualisht si të akuzuar në Hagë gjenden, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi. Të katër zyrtarët më të lartë të Kosovës, akuzohen për arrestim të paligjshëm, vrasje dhe torturë, të cilat konsiderohen si krime lufte. Në aktakuzën e publikuar shkruhet se nga marsi i vitit 1998 deri në shtator të një viti më vonë, në Kukës dhe Cahan janë kryer krime ndaj qindra civilëve që nuk ishin pjesë e luftës së UÇK-së .

(I.A/dosja.al)

Shto Koment