Ekonomi

Ambasadori Gjerman takon ministren Denaj, Gjermania fond shtesë prej 10.5 mln € për përballimin e pandemisë

Gjermania mbetet një partner strategjik për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë, por edhe në kuadër të proceseve integruese drejt BE-së.
Featured image of article: Ambasadori Gjerman takon ministren Denaj, Gjermania fond shtesë prej 10.5 mln € për përballimin e pandemisë Peter Zingraf dhe Anila Denaj

TIRANË- Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, zhvilloi sot një takim me ambasadorin gjerman Peter Zingraf ku u diskutua mbi intensifikimin e bashkëpunimit përgjatë vitit 2020. Denaj vlerësoi mbështetjen e qeverisë gjermane dhe vëmendjen ndaj sektorëve prioritarë ne vend përgjatë viteve. Gjermania mbetet një partner strategjik për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë, por edhe në kuadër të proceseve integruese drejt BE-së.

Sipas një njoftimi nga ministra e Financave, Denaj nga ana e saj informoi Ambasadorin dhe përfaqësuesit e Ambasadës Gjermane për vendimet e fundit të qeverisë mbi programet e punësimit dhe nxitjen e riintegrimit në tregun e punës të qytetarëve të larguar, si pasojë e COVID-19 dhe mbi iniciativat fiskale në mbështetje të sektorit privat, me fokus biznesin e vogël.

Nga ana tjetër ambasadori Zingraf bëri me dije alokimin e një fondi shtesë prej 10.5 milionë euro për bashkëpunimin ekonomik dhe teknik mes dy vendeve, për periudhën 2020 – 2021, në mbështetje ndaj ndikimit të pandemisë COVID-19, të përqendruar veçanërisht ndaj SME-ve, zhvillimit dhe promovimit të tyre, por edhe zonave rurale dhe arsimit profesional.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Rritja e angazhimit dhe mbështetja në situatën e tërmetit dhe pandemisë janë dëshmi e bashkëpunimit të fortë bilateral. Prioritetet e përbashkëta dhe orientimi i punës së Qeverisë dhe partnerëve gjermanë në sektorët më me peshë në ekonomi dhe në jetën e qytetarëve kanë qënë kyç në bashkëpunimin e vazhduar”, është shprehur Denaj.

Ministrja Denaj dhe Ambasadori Zingraf diskutuan edhe mbi klimën e biznesit dhe nevojën e përhershme të dialogut publik-privat.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment