Politike

Ambasadori britanik flet për Zgjedhoren: Marrëveshja kërkon përmirësime, ne mbështesim reformat

Norman tha se Reforma Zgjedhore është hap me rëndësi për hyrjen në BE dhe shpreson që parlamenti ta miratojë.
Featured image of article: Ambasadori britanik flet për Zgjedhoren: Marrëveshja kërkon përmirësime, ne mbështesim reformat Duncan Norman, ambasador i Britanisë

FIER- Ambasadori i Britanisë së Madhe, Duncan Norman, ka folur sot nga Fieri për Reformën Zgjedhore. Në një prononcim për mëdiat, Norman tha se Reforma Zgjedhore është hap me rëndësi për hyrjen në BE dhe shpreson që parlamenti ta miratojë.

Ne kemi mbështetur Shqipërinë në përparimin e Reformave ndaj besojmë se edhe vëmendja e përkushtimi nga politika shqiptare do të çojë në zgjidhjen e kësaj çeshtje.

Arritja e marrvëshjes në Reformën në Drejtësi është një hap i rëndesishëm gjithashtu edhe për zgjedhje të lira dhe më të mira për Shqipërinë dhe shqiptarët. Tani Këshilli Politik ka në dorë një marrvëshje për Reformën që kërkon në të ardhmen edhe përmirësime por sot për sot kjo marrvëshje duhet të kalojë në Kuvend për miratim.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Duke qenë se kjo varet në sovranitetin dhe demokracinë e Shqipërisë dhe klasës politike në vend në nuk mund të themi se cila është forma e duhur që ju mund të zgjidhni”, tha ambasadori.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment