Rajoni

Ambasadori amerikan takim me liderin e Vetëvendosjes, Kurti: Nuk do të nxitohemi për dialogun me Serbinë

Kosnett nga takimi miqësor me Kurtin ka shprehur kënaqësinë për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, si dhe për pjesëmarrjen e lartë të qytetarëve.
Featured image of article: Ambasadori amerikan takim me liderin e Vetëvendosjes, Kurti: Nuk do të nxitohemi për dialogun me Serbinë Albin Kurti dhe ambasadori amerikan Philip Kosnett

KOSOVË- Dy ditë pas  shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve Parlamenatre në Kosovë, lideri i  VV-së njëkoëhëisht  edhe kryeministri i ri Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett.

Kosnett nga takimi miqësor me Kurtin ka shprehur kënaqësinë për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, si dhe për pjesëmarrjen e lartë të qytetarëve.

Reagimi i plotë i Albin Kurtit

Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti, së bashku me nënkryetarin Besnik Bislimi, sot priti në takim Ambasadorin e ShBA-së në Kosovë, shkëlqesinë e tij, z.Philip S. Kosnett, shoqëruar nga këshilltarja politike, znj.Jessica Long dhe zyrtarja politike, znj.Mia Ter Har.

Në një takim miqësor, ambasadori Kosnett shprehu kënaqësinë e tij për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, pjesëmarrjen e lartë të qytetarëve dhe uroi kryetarin Kurti për një fushatë që adresoi shqetësimet e votuesve. Ai tregoi interesim të veçantë në përparimin kundër korrupsionit, për ekonominë, dhe për përparimin në dialogun me Serbinë, drejt arritjes së një marrëveshje gjithëpërfshirëse që do të sillte stabilitet dhe paqe të qëndrueshme në rajon.

Nga ana e tij, kryetari Kurti e siguroi z.Kosnett se do të jetë kryeministër për të gjithë qytetarët e Kosovës. Ai e njoftoi ambasadorin se konsolidimi i brendshëm i Kosovës me shtetndërtim demokratik, sundim të ligjit, zhvillim ekonomik dhe progres shoqëror është prioritet që do ta zbatojë, meqë edhe nevojat e qytetarëve e vullneti i tyre i shprehur në këto zgjedhje ishte për këtë.

A.C/Dosja.al

Shto Koment