Politike

Dhoma Britanike e Tregtisë celebron përfundimin e sezonit turistik në Shqipëri, ambasadori Qirko: Erdhën plot 200 mijë këtë vit

Në fjalën e tij në takim, Qirko tha se Shqipëria ka vendosur një rekord të ri, pasi është vizituar nga plot 60 mijë turistë britanikë.
Përditësuar:

ANGLI– Dhoma Britanike e Tregtisë ka celebruar përfundimin e sezonit turistik në Shqipëri. Biznesmenët më në zë të Britanisë folën me entuziazëm për turizmin shqiptar dhe bashkëpunimin që gjetën nga Dhoma Britanikë në Tiranë.

Në takimin e organizuar ata shprehën vleresimin për Shqipërinë jo vetëm në sektorin e turizmit. I pranishëm në këtë eveniment ishte edhe Ambasadori shqiptar Qirjako Qirko.
Në fjalën e tij, mes duartrokitjeve të sipërmarrëve dhe batutave lidhur me bukuritë e tokës shqiptare, ambasadori ka folur për një arritje rekord.

Falë investimit, reklamimit dhe interesit të shfaqur nga Dhoma e Tregëtisë në Shqipëri kanë ardhur një numër rekord turistësh. Plot 200 mijë të tillë.
Ambasadori ka theksuar se britanikët kanë gjetur në Shqipëri ushqim, njerez të mirë, natyrë mbreslënëse dhe çmime sfiduese për rajonin.

Pse të vizitoni Shqipërinë? Është një vend i mrekullueshëm, gjenden njerëzit më pozitivë, ka vende arkeologjike, ka 300 ditë me diell për të mos harruar ushqimin fantastik.

Me të njëjtin diell dhe det si Italia dhe Greqia po 10 herë më të lirë. Këtë vit Shqipëria është vizituar nga 200 mijë turistë britanikë. Janë të mirëpritur të gjithë ata që duan të vizitojnë,”-tha ndër të tjera Qirko.

Ka qënë pikërisht këto arsye, pa lënë pas edhe kujdesin e veçantë të treguar nga Dhoma Britanike, elementët që kanë sjellë rritjen e ndjeshme të numrit të turistëve në vend.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment