Politike

Ambasadorja e re e SHBA-së, Yuri Kim shkon në Presidencë, Meta: SHBA partner i pazëvendësueshëm (VD)

  • Yuri Kim i shkon në zyrë Sorecës: Vit i rëndësishëm për Shqipërinë
  • Ambasadorja e re e SHBA-së, Yuri Kim takim me Metën në Presidencë. Në orën 11:45 Yuri Kim, do të mbajë fjalimin e prezantimit në ambasadën amerikane.
    Featured image of article: Ambasadorja e re e SHBA-së, Yuri Kim shkon në Presidencë, Meta: SHBA partner i pazëvendësueshëm (VD) Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim takim me presidentin Ilir Meta

    Tiranë- Ambasadorja e re e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim mëngjesin e sotëm shkoi në Presidencë, ku i paraqiti presidentit Ilir Meta letrat kredenciale. Në përfundim të takimit, presidenti Ilir Meta në një postim në Facebook është shpreur se SHBA është i partner i pazëvendësushëm për Shqipërinë.  “I kënaqur të prisja dhe të pranoja Letrat Kredenciale të Ambasadores së re të SHBA, znj.Yuri Kim. SHBA një partner strategjik, i pazëvendësueshëm për Shqipërinë. Së bashku të përballojmë me sukses sfidat që ka vendi. Zoti e bekoftë miqësinë shqiptaro-amerikane!, shprehet Meta.

    Pritet që sot në orën 11:45 Yuri Kim, do të mbajë fjalimin e prezantimit në ambasadën amerikane.

    Kim mbërriti në Shqipëritë mërkurën e kaluar, trembëdhjetë ditë pasi bëri betimin në Departamentin Amerikan të Shtetit. Ajo ka deklaruar se do të nxisë udhëheqësit e Shqipërisë për të zgjidhur ngërçin aktual politik në mënyrë që të forcohet perspektiva e hapjes së negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Kush është Yuri Kim?

    Yuri Kim mbërriti në Tiranë si Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Shqipërisë në janar 2020. Ambasadorja Kim, një diplomate karriere, ka punuar mbi sfida kyçe të politikës së jashtme dhe sigurisë kombëtare në mbarë Europën, Azinë dhe Lindjen e Mesme. Ka qenë drejtoreshë e Çështjeve të Europës Jugore dhe ka mbuluar Turqinë, Greqinë, Qipron dhe më gjerë rajonin e Mesdheut Lindor; si drejtoreshë e Zyrës së Çështjeve Europiane të Sigurisë dhe ato Politiko-Ushtarake, ka mbuluar NATO-n dhe Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE).

    Më parë ka qenë Shefe e Kabinetit e Zëvendës Sekretarit të Shtetit dhe drejtoreshë e Qendrës për Studimin e Administrimit të Diplomacisë. Më herët në karrierën e saj, ka qenë Ndihmëse e Posaçme e Sekretarit të Shtetit Colin Powell, si dhe Ndihmëse e Posaçme e Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Çështjet e Azisë Lindore dhe Paqësorit. Mandatet e saj jashtë SHBA përfshijnë Turqinë, Irakun, Republikën e Koresë, Japoninë dhe Kinën. Yuri Kim ka një diplomë bachelor nga Universiteti i Pensilvanisë dhe një Master në Filozofi nga Universiteti i Kembrixhit.

    J.V/Dosja.al

    • 12:42

      Yuri Kim në Tiranë, ambasada e SHBA: Ja çfarë bisedoi me Presidentin Meta

      Ambasada Amerikane në Tiranë ka postuar pamje nga dorëzimi i letrave kredenciale të të dërguarës së re të SHBA-ve, Yuri Kim në Shqipëri. Në postimin e ambasadës në Facebook janë zbardhur edhe detaje nga biseda me kreun e shtetit.

      Yuri Kim dhe Ilir Meta

      Ambasadorja e re e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri Yuri Kim i prezantoi letrat kredenciale Presidentit Ilir Meta sot në mëngjes. Pas ceremonisë, Ambasadorja Kim dhe Presidenti Meta biseduan mbi miqësinë e gjatë midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, si dhe përsëritën angazhimin e përbashkët për të vijuar përparimin e saj duke u mbështetur në forcën e marrëdhënies sonë”, shkruhet në njoftim.

    • 11:48

      Pas Metës, ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim i shkon në zyrë Sorecës: Vit i rëndësishëm për Shqipërinë, të gatshëm për të punuar bashkë

      Ambasadorja e re e SHBA-ve në vend ka shkuar në zyrën e kolegut të saj, të dërguarit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca. E pritur me lule, Soreca është treguar dashamirës me të dërguarën e re të Amerikës duke u shprehur i entuziasmuar që do të bashkëpunojë me të. 

      Yuri Kim dhe Luigi Soreca

      “Mirësevini Yuri Kim! Të gatshëm për të filluar punën së bashku për të vazhduar partneritetin themelor BE-SHBA në Shqipëri, në veçanti në kontekstin e procesit të integrimit të vendit në BE. 2020 është një vit i rëndësishëm për perspektivën e Shqipërisë,”-shkruan Soreca. 

      Pak më parë, ambasadorja Kim ishte në Presidencë ku edhe takoi kreun e shtetit, Ilir Meta, të cilit i dorëzoi letrat kredenciale.

    Shto Koment