
TIRANË– Ambasada Greke në Tiranë ka njoftuar sot se ka pezulluar procesin e dhënies së vizave për të gjithë qytetarët.
Në një njoftim në mediat mësohet se shkak për pezullimin e këtij shërbimi është bërë COVID-19. Duke qenë se situata po rëndohet, ky institucion ka vendosur mbylljen e këtij shërbimi për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
“Νjoftim: Për shkak të masave kufizuese për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, procesi i lëshimit të vizave nga Autoritetet Konsullore Greke në Shqipëri është përkohësisht i pezulluar.
Si rrjedhoj, informojmë aplikantët e vizave që dëshirojnë t’u kthehen pasaportat e tyre, të kontaktojnë Autoritetet konsullor”, njofton ambasada.
(A.B. Dosja.al)