Aktualitet

Ambasada greke bën njoftimin e rëndësishëm, ja deri kur do të jenë të mbyllur kufijtë me Shqipërinë

Ambasada greke ka njoftuar se kufijtë tokësorë me Greqinë, do të jenë të mbyllur deri më 15 gusht, ndërsa fluturimet ajrore do të ndalohen më 17 gusht.
Featured image of article: Ambasada greke bën njoftimin e rëndësishëm, ja deri kur do të jenë të mbyllur kufijtë me Shqipërinë Ambasada greke në Shqipëri

TIRANË -Ambasada greke në Tiranë ka njoftuar, se hyrja e shqiptarëve me rrugë tokësore në shtetin helen, do të shtyhet deri më 15 gusht. Po ashtu në njoftim thuhet, se fluturimet ajrore do të ndalohen deri më 17 gusht.

‘Në bazë të Vendimit me Nr. Δ1α/Γ.Π.οικ. 48292 (ΦΕΚ Β? 3133/30.07.2020), masat e ndalimit të hyrjes nga Shqipëria në Greqi, shtyhen deri më date 15 gusht 2020. Është njoftuar gjithashtu pezullimi i fluturimeve ajrore nga Shqipëria drejt Greqisë, duke filluar nga sot deri më datën 17 gusht 2020’, shkruhet në njoftimin më të fundit të ambasadës greke.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Policia shqiptare ndërkohë njoftoi ditën e djeshme, se kufiri tokësor me Greqinë, do të jetë i hapur vetëm në Kakavijë dhe Kapshticë. Të gjithë shqiptarët që kanë leje qëndrimi në Greqi, duhet të plotësojnë 48 orë para udhëtimit, formularin online. Pas plotësimit të formularit PFL, qytetarët do të pajisen me një bar kod, të cilin duhet ta paraqesin në pikën kufitare. Ndërkohë, lëvizja e automjeteve të transportit të mallrave vazhdon normalisht, por edhe shoferët e kamionëve duhet të plotësojnë gjithashtu formularin online.

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment