Politike

Konsensusi për Zgjedhoren, SHBA: Shpresojmë që palët të vijojnë të ecin përpara me këtë frymë bashkëpunimi

Në një reagim zyrtar, ambasada shkruan se përshëndet këtë takim dhe shton se është i rëndësishëm për të trajtuar plotësisht rekomandimet e ODHIR-it.
Featured image of article: Konsensusi për Zgjedhoren, SHBA: Shpresojmë që palët të vijojnë të ecin përpara me këtë frymë bashkëpunimi Ambasada e SHBA-së në tiranë dhe tryeza pë reformën zgjedhore

TIRANË- Ambasada e SHBA në Tiranë, ka reaguar pas takimit të opozitës me mazhorancën në një tryezë për Reformën Zgjedhore. Në një reagim zyrtar, ambasada shkruan se përshëndesin këtë takim dhe shtojnë se është shumë i rëndësishëm për të trajtuar plotësisht rekomandimet e ODHIR-it.

Ne përshëndesim palët që ranë dakord të punojnë së bashku për reformën zgjedhore, një hap i rëndësishëm për të trajtuar plotësisht rekomandimet e ODIHR-it. Reforma do të mbështesë procese zgjedhore të efektshme dhe të besueshme dhe do të forcojë demokracinë shqiptare.

Ne shpresojmë që palët të vijojnë të ecin përpara me këtë frymë aktuale bashkëpunimi, për t’u siguruar që zgjedhet në Shqipëri të jenë të lira nga mashtrimi, ndërhyrja dhe korrupsioni”, reagon Ambasada e SHBA.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Opozita dhe maxhoranca kanë arritur sot në konsensus për Reformën Zgjedhore. Palët kanë rënë dakord që reforma të bëhet me konsensus dhe të ‘nxirret’ nga Kuvendi, për të marrë pjesë dhe opozita jashtëparlamentare. Tryeza erdhi kur pas një takimi suprizë me aleatët, kryedemokrati Lulzim Basha doli dhe tha formalisht emrat e dy negociatorëve në dialogun me PS, pavarësisht se gjithçka ishte bërë gati më herët me ndërhyrjen e ndërkombëtarëve. Petrit Vasili dhe Oerd Bylykbashi kanë marrë pjesë sot për herë të parë në një takim jashtë Parlamentit për miratimin e një reforme. SHBA, BE dhe OSBE kanë mbeshtetur këtë tryezë duke thënë se me bashkëpunim të vitjohet deri në fund. I kënaqur me opozitën është shfaqur dhe Rama.

(A.B.;E.K/ Dosja.al)

Shto Koment