Aktualitet

SHBA paralajmëron qytetarët: Shmangni vendet ku protestohet për një periudhë të pacaktuar

Ambasada e SHBA-ve ka reaguar para protestës së opozitës. Ajo u bën thirrje qytetarëve amerikanë të mos shkojnë në vendet ku do të mbahet protesta.
Featured image of article: SHBA paralajmëron qytetarët: Shmangni vendet ku protestohet për një periudhë të pacaktuar Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe protesta

TIRANË- Ndërsa opozita do zë zhvillojë nesër protestën e 8-të kombëtare, ka reaguar edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 

Me anë të një postimi në faqen e saj zyrtare, i bën thirrje qytetarëve amerikanë, që të shmangin zonat ku do të protestohet, duke filluar nga ora 19:00  për një kohë të pacaktuar. 

“Një demonstrim i madh pritet të zhvillohet pranë Zyrës së Kryeministrit më 8 qershor 2019, duke filluar rreth orës 7:00 të pasdites. Grupi synon të demonstrojë kundër qeverisë shqiptare dhe mund të lëvizë në vende të ndryshme në Tiranë. Kohëzgjatja e demonstratës së pritshme është e panjohur. Demonstrimet e kohëve të fundit kanë përfshirë dhunën. Forcat e sigurisë kanë përdorur ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat. Personeli i Ambasadës së SHBA-së dhe anëtarët e familjes janë drejtuar për të shmangur të gjitha pikat e grumbullimit dhe vendet ku demonstratat janë të pashmangshme ose në vazhdimësi. Ndërtesa e Parlamentit (Tiranë) Zyra e Kryeministrit (Tirana) Ndërtesa të tjera qeveritare (Tiranë)”,- thuhet në reagimin e ambasadës. 

Kujtojmë se opozita ka thirrur protestën e 8 kombëtare, që do të zhvillohet nesër në orën 19:00. Opozita është shprehur e vendosur se nuk do të lejojë mbajtjen e zgjedhjeve pa largimin e kryeministrit dhe qeverisë së tij. Ata kërkojnë që të krijohet një qeveri tranzotire që do të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme dhe do të sigurojë zgjedhje të lira e të ndryshme.

(B.B/ Dosja.al)

Shto Koment