Politike

Ambasada e SHBA: OPDAT vijon mbështetjen për organet e drejtësisë së re, të gjithë duhet të mbështesin SPAK-un

Sipas njoftimit bëhet me dije se programi i OPDAT i Departamentit të Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara vijon mbështetjen e tij për organet e drejtësisë së re.
Featured image of article: Ambasada e SHBA: OPDAT vijon mbështetjen për organet e drejtësisë së re, të gjithë duhet të mbështesin SPAK-un Ambasada e SHBA në Tiranë

TIRANË- Ambasada e SHBA në Tiranë, në një reagim në Facebook shkruan se SHBA po vijon të mbështesë Reformën në Drejtësi. Sipas njoftimit bëhet me dije se programi i OPDAT i Departamentit të Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara vijon mbështetjen e tij për organet e drejtësisë së re. OPDAT ka dhuruar disa kompjutera portativë dhe anëtarët e SPAK janë shprehur se do të përmirësojë aftësinë e tyre për të punuar në terren duke mbajtur kontakt sa më të pakët gjatë kësaj kohe sfiduese.

Programi i OPDAT i Departamentit të Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara në Ambasadën e SHBA në Tiranë vijon mbështetjen e tij për organet e drejtësisë së re. Gjatë diskutimit të tyre me Ambasadoren Kim këtë javë, anëtarët e SPAK thanë se dhurimi i kompjuterave portativë nga OPDAT do të përmirësojë aftësinë e tyre për të punuar në terren duke mbajtur kontakt sa më të pakët gjatë kësaj kohe sfiduese. Përgjatë muajve të fundit, anëtarët e SPAK kanë vijuar hetimet e tyre, duke shqyrtuar dhe ngritur çështje, gjë e cila pasqyron përkushtimin e tyre për ta bërë SPAK një forcë efikase kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Edhe gjatë kësaj periudhe të vështirë, janë kryer hetime proaktive mbi procedura penale të dyshuara për korrupsion. Ambasadorja Kim nënvizoi se mbështetja teknike e OPDAT është vetëm një pjesë e mbështetjes së plotë që Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka dhënë dhe do të japë gjithmonë për SPAK dhe të gjithë sistemin e reformuar të drejtësisë. Ambasadorja nxiti të gjithë në këtë vend – qytetarë të thjeshtë, zyrtarë, politikanë, të gjithë – që të mbështesin SPAK-un ndërsa vijon të hedhë themelet e tij me procesin përzgjedhës së Byrosë Kombëtare të Hetimit”, shkruhet në njoftim.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment