Aktualitet

Ambasada e SHBA nxjerr pamjet nga salla e re e gjyqit: Po trajtojmë gjyqtarët e rinj për Reformën në Drejtësi

VIDEO
Sipas ambasadës amerikane në këtë sallë dot të trajtohen gjyqtarët e rinj.
Featured image of article: Ambasada e SHBA nxjerr pamjet nga salla e re e gjyqit: Po trajtojmë gjyqtarët e rinj për Reformën në Drejtësi Ambasada amerikane

Tiranë- Ambasada amerikane në Tiranë ka publikuar pamje nga një sallë e re gjyqi,  e financuar nga USAID dhe shprehet se reformat e suksesshme në drejtësi mbështeten te gjyqtarët e rinj. Sipas ambasadës amerikane, USAID-i bashkëpunoi me Shkollën e Magjistraturës për të ngritur këtë sallë moderne të gjyqit imitues, ku mund të realizohen trajnime praktike dhe të bazuara në përvojën e drejtpërdrejtë të kandidatëve për gjyqtarë.

“Reformat e suksesshme në drejtësi mbështeten te gjyqtarët e rinj që kanë marrë trajnimin e duhur dhe janë të pajisur me mjetet e duhura për të bërë punën e tyre. Kjo është arsyeja pse USAID-i bashkëpunoi me Shkollën e Magjistraturës për të ngritur një sallë moderne të gjyqit imitues, ku mund të realizohen trajnime praktike dhe të bazuara në përvojën e drejtpërdrejtë të kandidatëve për gjyqtarë. Një sallë gjykimi e jashtëzakonshme dhe një menaxhim i mirë i procesit gjyqësor përbëjnë kompentencat thelbësore të një gjyqtari që e bën si duhet punën e tij”, shkruan ambasada në një postim në Facebook.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

 

J.V/Dosja.al

Shto Koment