Aktualitet

Ambasada e SHBA dhe e BE-së urojnë shqiptarët për Fitër Bajramin: Shëndet dhe lumturi për familjet tuaja!

Me rastin e kremtimit të festës së Fiter Bajramit, dy ambasadat në Tiranë, e SHBA-së dhe e BE-së kanë uruar sot besimtarët myslimanë për këtë ditë të rëndësishme në calendar.
Featured image of article: Ambasada e SHBA dhe e BE-së urojnë shqiptarët për Fitër Bajramin: Shëndet dhe lumturi për familjet tuaja! Ambasada amerikane

TIRANË– Me rastin e kremtimit të festës së Fiter Bajramit, dy ambasadat në Tiranë, e SHBA-së dhe e BE-së kanë uruar sot besimtarët myslimanë për këtë ditë të rëndësishme në calendar.

Ambasada Amerikane shkruan në një mesazh në “Facebook” se kjo festë shënon kulmin e Ramazanit, një muaj në të cilin shumë përjetojnë domethënie, perceptim dhe frymëzim nëpërmjet agjërimit, lutjes dhe bamirësisë.

Në emër të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, dërgojmë urimet më të mira të gjithë atyre që festojnë sot Fiter Bajramin. Kjo festë shënon kulmin e Ramazanit, një muaj në të cilin shumë përjetojnë domethënie, perceptim dhe frymëzim nëpërmjet agjërimit, lutjes dhe bamirësisë. Ndërsa e gjithë bota është bashkuar në përballjen me sfidën e COVID-19, ne shpresojmë dhe urojmë që ky vit të sjellë shëndet të mirë dhe gëzim në familjet e të gjithëve! Gëzuar Bajramin!”, thuhet në mesazhin e ambasadës amerikane.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ambasada Bashkimit Evropian në Tiranë, ka uruar në një mesazh në “Facebook” besimtarët: “Gëzuar Fiter Bajramin 🕌 të gjithë besimtarëve myslimanë shqiptarë 🇦🇱! Urojmë që sakrificat dhe përkushtimi gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit të sjellin shëndet dhe lumturi për ju dhe familjet tuaja!

Ditën e sotme kremtohet nga të gjithë myslimanët, Fitër Bajrami. Kjo ditë e rëndësishme  në kalendarin fetar mysliman ka mbledhur mijëra besimtarë shqiptarë në sheshin “Skënderbej”, ku është zhvilluar ceremonia e faljes së namazit.

(kle.mu./dosja.al)

Shto Koment