Aktualitet

Ambasada amerikane uron 28 hetuesit e BKH: Urime 28 hetuesve të sapoemëruar të BKH-së!

Ambasada amerikane:Urime 28 hetuesve të sapoemëruar të BKH-së!
Featured image of article: Ambasada amerikane uron 28 hetuesit e BKH: Urime 28 hetuesve të sapoemëruar të BKH-së!

TIRANË-Ambasada ameriakane uron 28 hetuesit e sapoemëruar të BKH-së , të cilët janë trajnuar dhe do të shërbëjnë për të çuar para reformën në drejtësi.

Në rrjetin social ‘facebook’ ambasada ka shkruar:

Urime 28 hetuesve të sapoemëruar të BKH-së! Këta individë janë testuar dhe janë duke u trajnuar. Shtetet e Bashkuara janë krenare që mbështesin këta individë, ndërsa ata ndërmarrin fazat e tjera të trajnimit të tyre dhe ndihmojnë për të çuar përpara reformën në drejtësi. Ne i urojmë fat të mirë të gjithë atyre që kohët e fundit kanë dorëzuar aplikimet e tyre për të qenë pjesë e grupit të dytë të hetuesve të BKH-së.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ambasadorja Yuri Kim gjithashtu ka reaguar duke thënë se SHBA do të mbështesë gjithmonë Shqipërinë dhe se reforma po ecën drejt hap pas hapi dhe çdo hap që Shqipëria bën e sjell atë më pranë BE.

(E.K/DOSJA.AL)

 

Shto Koment