Rajoni

Ambasada amerikane tërhiqet nga monitorimi në Këshillin e Prokurorisë së Kosovës

Në reagimin e ambasadës, thuhet se mungon transparenca, kështu që procesi i përzgjedhjes është prishur me themel.
Featured image of article: Ambasada amerikane tërhiqet nga monitorimi në Këshillin e Prokurorisë së Kosovës Foto ilustruese

KOSOVË -Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka reaguar ashpër për procesin e zgjedhjes së anëtarëve të rinj të Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe prokurorëve. Në reagimin e ambasadës, thuhet se mungon transparenca, kështu që procesi i përzgjedhjes është prishur me themel.

“Për vite me radhë, Ambasada Amerikane ka luajtur rol monitorues dhe mentorues në proceset për të zgjedhur anëtarët e rinj të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) dhe për të zgjedhur kryeprokurorët. Fatkeqësisht, ne besojmë se këto procese tani janë thyer në thelb. Atyre u mungon transparenca dhe janë subjekt i rritjes së konfliktit të interesit. Meqenëse përfshirja e mëtejshme e Ambasadës mund të keqinterpretohet si një miratim i këtij sistemi të thyer, ne nuk do të marrim më pjesë. Prokurorët duhet të zgjidhen në bazë të kualifikimeve të tyre, jo përkatësisë politike apo lidhjeve. Duhen ndryshime në kuadrin ligjor që po kryejnë KPK për të rikthyer transparencën dhe drejtësinë në këtë sistem. Prandaj, u bëjmë thirrje të gjitha partive që të mbështesin përpjekjet e Ministrit të Drejtësisë për të përfunduar menjëherë Revizionin Funksional,”– shkruhet në reagimin e ambasadës.

Postimi i plotë:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

For years, the U.S. Embassy has played a monitoring and mentoring role in the processes to elect new Kosovo…

Gepostet von U.S. Embassy Pristina, Kosovo am Freitag, 9. Oktober 2020

(k.a/dosja.al)

Shto Koment