
TIRANË- Ambasada Amerikane në Shqipëri në një njoftim në rrjetin socal Twitter, ka deklaruar se do të nderojë shkrimtarin Ismail Kadare, me çmimin nderkombëtar “Neustadt” për letërsinë.
Në njoftimin e plotë thuhet se këtë vit ceremonia do të zhvillohet online, ku mund që të marrë pjesë kush të dojë, pasi eventi do të jetë pa pagesë. Ambasada Amerikane e ka konsideruar Kadarenë, si shkrimtarin dhe novelistin më të njohur të Shqipërisë të së gjitha kohërave.
“Kemi kënaqësinë të njoftojmë se shkrimtari i shquar shqiptar Ismail #Kadare do të nderohet me Çmimin Ndërkombëtar #Neustadt për Letërsinë. Këtë vit mbrëmja zhvillohet virtualisht & do të jetë pa pagesë për të gjitha ata që regjistrohen,”– shkruhet në postim.

Neustad Lit është festivali ndërkombëtar i librit dhe i kulturës që organizohet nga “Letërsia Botërore Sot” si dhe do të mbahet virtualisht në Universitetin e Oklahomës në datat 19 deri në 21 tetor.
(I.A/dosja.al)