Politike

Ambasada amerikane nxjerr videon: Të lumtur që Shqipëria pret “Defender Europe 21”!

VIDEO
Ambasada shpreh lumturinë për zhvillimin e kësaj stërvitjeje, teksa kujton se afërsisht 28 mijë forca shumëkombëshe nga 26 kombe do të kryejnë operacione gati të njëkohshme në më shumë se 30 zona trajnimi në 12 vende.
Featured image of article: Ambasada amerikane nxjerr videon: Të lumtur që Shqipëria pret “Defender Europe 21”! Yuri Kim

TIRANË– Ambasada amerikane ka dhënë një mesazh në ditën e tretë të stërvitjes më të madhe që po zhvillohet ne vendin tonë, ‘Defender 2021’.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ambasada shpreh lumturinë për zhvillimin e kësaj stërvitjeje, teksa kujton se afërsisht 28 mijë forca shumëkombëshe nga 26 kombe do të kryejnë operacione gati të njëkohshme në më shumë se 30 zona trajnimi në 12 vende.

 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Reagimi i ambasadës:

Ne jemi të lumtur që Shqipëria pret #DefenderEurope 21. Si pjesë e stërvitjes ushtarake, afërsisht 28 mijë forca shumëkombëshe nga 26 kombe do të kryejnë operacione gati të njëkohshme në më shumë se 30 zona trajnimi në 12 vende.

Stërvitja “Defender Europe 2021” do të zhvillohet në periudhën 26 prill-20 qershor 2021 në territorin e Shqipërisë dhe në këtë stërvitje do të angazhohen 3.100 trupa nga vendet anëtare të NATO-s dhe vende të tjera aleate, 10 anije, 18 avionë, 19 helikopterë, 6 sisteme raketash “Patriot” dhe 1.000 automjete joluftarake. Stërvitja e NATO-s në Shqipëri, “Defender Europe 2021” është konsideruar  jo vetëm një tregues i nivelit të ngushtë të bashkëpunimit dhe i marrëdhënieve të ngushta që Shqipëria ka me SHBA, por ajo do të thotë shumë dhe në aspektin financiar, sepse pritet të rriten të ardhurat në strukturat ushtarake. Në stërvitje do të marrin pjesë forca nga Shqipëria, Turqia, SHBA-ja, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bosnjë-Hercegovina, Kroacia, Greqia, Kanadaja, Britania e Madhe, Çekia, Hungaria, Rumania, Bullgaria, Gjeorgjia dhe vende të tjera.

Zëvendëskomandant i Ushtrisë së SHBA në Europë, Gjeneral Major Joseph Jarrard e cilësoi Shqipërinë gjatë një vizite të fundit në vendin tonë si partnere strategjike e sigurisë amerikane në Europë. Ai theksoi, se stërvitja në fjalë do të shërbejë “për të ndërtuar gatishmërinë dhe ndërveprimin ushtarak të SHBA, me ushtarë shqiptarë në tokën shqiptare”.

(kle.mu./dosja.al)

Shto Koment