Aktualitet

Ambasada amerikane jep njoftimin për qytetarët e saj: Po përpiqemi të gjejmë opsione, për ata që duan të largohen nga Shqipëria

Ambasada amerikane jep njoftimin për qytetarët e saj.
Featured image of article: Ambasada amerikane jep njoftimin për qytetarët e saj: Po përpiqemi të gjejmë opsione, për ata që duan të largohen nga Shqipëria Ambasada amerikane

Tiranë-Ambasada amerikane në vendin tonë ka njoftuar se po përpiqet që të gjejë mundësinë që të largohen nga Shqipëria qytetarët amerikanë që duan të lëvizin.

“Ambasada amerikane po punon shumë për të identifikuar opsionet alternative të udhëtimit për qytetarët amerikanë që dëshirojnë të largohen nga Shqipëria. Ju lutemi tju këshillojmë që opsionet e udhëtimit janë shumë të paparashikueshme në këtë kohë dhe mund të bëhen të disponueshme, ndryshoni ose anuloni me pak ose aspak njoftim.”, njofton ambasada.

Ndërkohë, në Shqipëri janë 212 persona të infektuar me Covid-19 dhe numri i viktimave ka shkuar në 10. 40 nga të prekurit janë shëruar, por harta e infektimit është zgjeruar. Mirdita i është bashkuar listës së fundmi, me 1 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 121 të infektuar. 4 pacientë tek Infektivi ndodhen në intubim. Autoritetet kanë vetëm një thirrje për qytetarët: Qëndroni brenda!

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

J.V/Dosja.al

 

Shto Koment