Politike

Reforma në Drejtësi/ Ambasadori gjerman: Ka dhënë efekte, por ka nevojë për kohë. Çelja e negociatave? Pyetje 1 mln dollarëshe!

VIDEO
Në një prononcim të shkurtër për mediat, ai u shpreh se Gjermania është gati që të mbështesë vendin tonë, por asgjë nuk varet prej tyre pasi vendet anëtare duhet të jenë të gjithë në një mendje. 
Featured image of article: Reforma në Drejtësi/ Ambasadori gjerman: Ka dhënë efekte, por ka nevojë për kohë. Çelja e negociatave? Pyetje 1 mln dollarëshe! Peter Zingraf

KORÇË- Ambasadori gjerman në Shqipëri, Peter Zingraf nuk ka ditur që t’i japë përgjigjen pyetjes lidhur me çeljen e negociateve të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Në një prononcim të shkurtër për mediat, ai u shpreh se Gjermania është gati që të mbështesë vendin tonë, por asgjë nuk varet prej tyre pasi vendet anëtare duhet të jenë të gjithë në një mendje. 


“Është një pyetje 1 milion dollarëshe, ne do të punojmë me partnerë. Ne duam ti respektojmë premtimet tona si Bashkim Europian por nuk varet nga ne, dhe po ne duam të bëjmë gjithçka që mundemi me partnerët,”– ka deklaruar ambasadori. Po ashtu i dërguari i Gjermanisë në Shqipëri, foli edhe për 5 vjetorin e Reformës në Drejtësi, duke kërkuar rezultate, ndërsa më gjatë u ndal tek parlamenti i ri në shtator.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Reforma ka pasur efektet dhe i duhet kohë, ndaj dhe duhet mbështetur e të vijojë nga puna. Do kemi parlament të ri në shtator! Opozita në shtator do të kërkojë në Parlament një reformë të re territoriale e zgjedhore, a duhet mazhoranca dhe opozita të punojnë së bashku për këto reforma? Unë do të mirëprisja vazhdimësinë e procesit të kësaj reforme, kjo është çfarë i përket parlamentit,”-tha ai.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment