LIVE UPDATES
Ekonomi

‘Amanet fëmijët, unë jam shumë keq!’/ Depresioni, dhimbja, vetmia që na solli Covidi dhe çoi deri në vetëvrasje…Si

16 Mars 2021, 15:36 Nga DOSJA
‘Amanet fëmijët, unë jam shumë keq!’/

A.T, nuk vuante nga asnjë sëmundje fizike. Në shtëpinë e tij nuk u gjet asnjë medikament me të cilin 29-vjeçari trajtohej për probleme të shëndetit mendor. Telefonata e fundit që kishte kryer, ishte me shokët e tij. Ai ishte shfaqur i qetë dhe njërin prej tyre e pyeti, se kur do bëheshin për kafe?

Më pas në titra të mediave televizive, të afërmit dhe miqtë u njoftuan se i riu i dha fund jetës befasisht. Teksa policët rrethuan me shirit vendin nga ai u hodh, njëri nga fqinjët komentoi “jetonte vetëm, ndoshta nga ankthi”.

Kurse familja e tij, nuk mundet të kuptojë se përse i riu shkoi në këtë veprim fatal. Por, ky është një nga rastet e vetëvrasjeve të pashpjegueshme që po ndodhin në vend, për të cilin për shkaqe etike, Gazetasi.al po ruan identitetin dhe të dhënat familjare të tij.

I riu nuk kishte asnjë varësi dhe nga hetimet e deritanishme, nuk rezulton që të ketë pasur asnjë konflikt të mundshëm.

Në kryeqytet, janë shënuar disa raste vetëvrasjesh dhe ata janë të rinj, që nuk kanë shkuar ende tek të 30-at, ku befas i kanë dhënë fund jetës.

Dhe këtu nuk është fjala për ata që vuajnë ndërkohë nga simptomat e Covid 19 dhe që nuk e përballojnë dot infeksionin.

Kujtime që nuk përballohen

Të tjerë në këtë vetmi të madhe, vendosen përballë dhimbjes për ata që humbën. Rasti tipik është ai i një 28-vjeçareje në Tiranë, e cila kishte humbur të vëllain para shumë vitesh dhe që gjatë pandemisë, dhimbja mori përmasa të tilla, sa ajo vendosi të shkojë tek varri i tij dhe t’i japë fund jetës.

Fatmirësisht nëna me dy fëmijë shpëtoi, falë ndërhyrjes së shpejtë të familjes. Ajo kishte zgjedhur që të mbytej me mbidozë paracetamoli dhe medikamentesh të tjera të blera me shpejtësi. Sipas dokumenteve që Gazetasi.al disponon L.L., i shkroi këtë mesazh të motrës ‘amanet fëmijët’.

E motra u vu në kërkim të të resë dhe pasi e telefonoi disa herë, ishte vetë L.L., që e mori dhe i tha ‘jam keq, eja më ndihmo’.

Çështja u raportua nga mjekët në polici, pasi ajo u paraqit në gjendje jo të mirë shëndetësore. Gruaja u pyet më vonë, kur situata shëndetësore u stabilizua, ku dhe tregoi se gjatë izolimit dhe kufizimit nga pandemia, gjendja e saj ishte rënduar dhe ajo mendonte vetëm për të vëllain që e kishte humbur pak vite më parë.

Për këto simptoma L.L., po trajtohej nga psikologët, por vetmia, sidomos gjatë Covidit dhe dhimbja për humbjen, i ishte kthyer në gërryese.

“Në këtë gjendje të stresuar, bleva medikamente në një farmaci pranë shtëpisë. Më kapi një gjendje depresioni dhe bleva disa tableta tramadol dhe paracetamol, shkova në varreza tek vëllai dhe atje i konsumova. Pastaj kur po ndihesha keq dhe pasi i kisha dërguar mesazh motrës për fëmijët, i kërkova ndihmë, duke i treguar se ku gjendesha”, dëshmon L.L., para agjentëve.

Gruaja, sipas policisë, u dërgua në gjendje të rëndë në spital dhe kur i shpëtoi rrezikut për jetën, ajo u pyet se kush e kishte shtyrë për ta bërë këtë veprim. Ajo tha: “Askush përveç vetes”.

Ai u qëllua me thikë buke

Dosja e policisë e vendosur në dispozicion të Gazetasi.al, tregon se L.I., jetonte me dy prindërit e tij të moshuar. Ai vuante nga depresioni përpara pandemisë. Por gjendja e tij u rëndua gjatë 2020-ës, viti i pandemisë.

Filloi të mos i konsumonte rregullisht ilaçet, deri ditën kur prindërit hynë në dhomën e tij dhe e gjetën të pajetë.

Ishte vetëvrarë me thikë në fyt. Kjo ngjarje e ndodhur në rrugën “Kajo Karafili”, u konsiderua nga hetuesit e policisë si një ndër më horroret, duke qenë se siç përshkruajnë ekspertët, trupi u gjet i gjithi i mbytur në gjak, përshkruan oficeri i policisë, B.H.

Çfarë tjetër na shkaktoi Covidi?

Paranoja. Frika se dikush na ndjek. Frika se dikush kërkon të na infektojë. Ky është rasti tipik i regjistruar sërish në polici. Sipas burimeve policore të Gazetasi.al, një studente me inicialet P.L., këmbënguli në komisariatin numër tre, se sa herë dilte nga banesa, një i panjohur e shikonte ngultazi.

“Ai në heshtje më shikon, me një vështrim të frikshëm që më ka bërë të frikësohem. Ai më ndjek pa folur, por kam frikë se si do të veprojë”, ankohet në komisariatin numër 3 vajza e re.

“Një ditë pranë stacionit të autobusit, ai më buzëqeshi, me kënaqësi dhe sapo e konstatova, vrapova“, kujton e reja që këmbëngul se ky person duhet gjetur patjetër.

Por deri më tani, policia nuk e ka zbuluar ende personin misterioz, ndonëse ka këqyrur edhe kamerat e sigurisë.

Sakaq, edhe frika nga individët që nuk mbajnë maskë anti-Covid, për pak ka precipituar në përplasje fizike në një supermarket, nëse aty nuk do të kishte ndërhyrë administratori.

“Gratë u shkëmbyen me ofendime në afërsi të një sirtari dhe më vonë u shkëmbyen në sportel përpara kasieres, ku më e moshuara, i kërkonte llogari të resë për mbajtjen keq të maskës. Gruaja tjetër e hoqi fare maskën dhe filloi të tallej”, – mbyll denoncimin shtetasi në fjalë, i cili ankohet në polici për sjelljen e dy klienteve të çuditshme, bëjnë me dije burime të Gazetasi.al.

Marrë nga Gazeta “Si”

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale pandemia e koronavirusit ne shqiperi pasojat e koronavirusit pandemia e koronavirusit ne shqiperi pasojat e koronavirusit

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni