Aktualitet

“Aman, jam i mbaruar, vetëm më dërgoni në shtëpi”, qytetari me tub shkarkimi i lutet Ramës dhe Manastirliut, Pampuri nxjerr videon

VIDEO
Në videon e publikuar nga Pampuri, shihet se si një qytetar me një tub të jashtëm që bën shkarkimin urinar është nxjerrë nga spitali pas ndërhyrjes dhe që sipas tij i është thënë të shkojë në shtëpi.
Featured image of article: “Aman, jam i mbaruar, vetëm më dërgoni në shtëpi”, qytetari me tub shkarkimi i lutet Ramës dhe Manastirliut, Pampuri nxjerr videon Qytetari në video
Përditësuar:

TIRANË– Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri ka publikur një video ku shihet një qytetar që është nxjerrë nga spitali. Në videon e publikuar nga Pampuri, shihet se si një qytetar me një tub të jashtëm që bën shkarkimin urinar është nxjerrë nga spitali pas ndërhyrjes dhe që sipas tij i është thënë të shkojë në shtëpi.

Qytetari, teksa flet për gazetarin Erjon Skëndaj, tregon se ka nevojë vetëm që të shkojë në Lezhë, dhe që ministrja Ogerta Manastirliu t’i dërgojë vetëm një makinë. “I kërkoj kryeministrit dhe ministres, se kanë familje vetë, vetëm të më dërgojnë një makinë. Unë kam një ekonomi të mbaruar. Shko nga të duash më thanë. Unë nuk eci dot në këmbë,”- thotë ai.

 “Përtej fotove selektive me qese ndihmash, që ushqejnë propagandën dhe mashtrimet, realiteti i shumicës së familjeve në nevojë dhe të papunëve, është dëshpërues. Shikoni më poshtë me zë e figurë sesi të sëmurët dhe të varfërit janë lënë në mëshirë të fatit, pa asnjë ndihmë, pa asnjë përkrahje nga shteti,”– shkruan Pampuri krah videos.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Koha e propagandes ka mbaruar

Përtej fotove selektive me qese ndihmash, që ushqejnë propagandën dhe mashtrimet, realiteti i shumicës së familjeve në nevojë dhe të papunëve, është dëshpërues. Shikoni më poshtë me zë e figurë sesi të sëmurët dhe të varfërit janë lënë në mëshirë të fatit, pa asnjë ndihmë, pa asnjë përkrahje nga shteti.👇

Gepostet von Orjola Pampuri am Sonntag, 29. März 2020

(f.m/dosja.al)

Shto Koment