LIVE UPDATES
Art&Argëtim

“Aman hiqe korentin, mos ma pri gjuhën”, rrëfimi i ish-kryeprokurorit të Enver Hoxhës: Si u tmerrua Kadri Hazbiu në qel

6 Gusht 2019, 17:21 Nga DOSJA
“Aman hiqe korentin, mos ma pri gjuhën”, rrëfimi i

Goditja e Kadri Hazbiut, kreut më jetëgjatë të Ministrisë së Brendshme, ka qenë nga më të bujshmet në odisenë e spastrimeve që partia dhe shefi i saj, Enver Hoxha, bëri në radhët e lidershipit komunist. Njeriu që tërë jetën do t’ia kushtonte vigjilencës për të shpëtuar partinë dhe vendin nga tradhtitë dhe prapaskenat, më në fund mbeti edhe vetë viktimë e këtij mekanizmi vrastar, i kryqëzuar fatalisht si të gjithë “armiqtë e partisë dhe të pushtetit popullor”.

Gjithçka do të vinte menjëherë pas aktit tragjik të ish-Kryeministrit, Mehmet Shehu. Kjo ngjarje do ta vinte emrin e Kadri Hazbiut në listën e të dyshuarve kryesorë dhe çdo gjë pastaj do t’i nënshtrohej rrjedhës së spastrimeve që partia u bënte “tradhtarëve” dhe “agjentëve potencialë”, të dalë nga radhët e liderëve të rëndësishëm.

Akoma nuk është e njohur situata, në të cilën u penalizua Kadri Hazbiu, emrat e njerëzve që sollën provat e para për tradhtinë e tij, nuk dihet procedura që ndoqi udhëheqja e lartë për ta çuar atë në bankën e të akuzuarit dhe para skuadrës së pushkatimit.

Në vijim të intervistës për “Panorama”, Rrapi Mino, ish-prokurori i Përgjithshëm, zyrtari i rëndësishëm i regjimit që drejtoi nga fillimi deri në fund procesin misterioz ndaj ish-shefit të Sigurimit të Shtetit, ish-mikut të tij të dikurshëm, zbulon një pjesë të këtyre mistereve, duke e risjellë historinë nga pozita e dëshmitarit, që i ka ndjekur zhvillimet nga afër dhe ka pasur një ndikim të jashtëzakonshëm në zhvillimin e tyre.

Çfarë shkruante në letër Kadriu Hazbiu Enver Hoxhës?
Ai i shkruante Enverit se bëheshin veprime të paligjshme me të dënuarit në dhomat e izolimit. I shkruante se ata torturohen e detyrohen të bërtasin ditën dhe natën. Kështu si vazhdon kjo situatë, i thoshte, nuk dihet si do t’i dalë fundi kësaj pune. Në aq sa shkruante aty, Kadriu nuk ankohej për vete, biles i vinte në dukje se me të nuk kishte pasur të tilla veprime. Mirëpo, Enveri nuk e besonte këtë gjë dhe i kthen përgjigje Kadriut: “Mos i ke bërë vetë ti Kadri këto gjëra kur ke qenë ministër i Brendshëm?”. Këtë reagim të Enverit të shprehur në letrën origjinale të Kadriut, ia çova, sipas porosisë, Kadriut në qeli…
Shkuat vetë në qeli të Kadriut?
Jo në qeli. Në burg kishte një dhomë të veçantë që përdorej për hetime. Aty komunikova me Kadriun. E thirri roja dhe erdhi i shoqëruar. Me mua ishte dhe Hekuran Isai. “I ke shkruar një letër shokut Enver”, iu drejtova unë. “Po”, ma ktheu. “Letrën e ka marrë dhe me porosi të tij po të komunikoj përgjigjen që është e shkruar aty”. Ia lexova. Ia zgjata si kisha detyrën për ta lexuar edhe ai vetë. E mori e lexoi. “Lexoje me kujdes”, i thashë. “E lexova”, tha ai. “A t’i kthej përgjigje shokut Enver?”. “Mirë”, ia bën Kadri Hazbiu. “Po për akuzën, çfarë mund të thuash?”, e pyeta. “Unë i kam thënë këto gjëra. Asgjë prej tyre nuk është e vërtetë”. “Pa kujtohu edhe një herë se njerëz jemi”, iu drejtua një çast Hekuran Isai…
Me kaq u mbyll takimi i parë me Kadri Hazbiun?
Pasi mbaruam bisedën, sipas detyrës që kisha marrë, e pyeta se çfarë do bënte pas kësaj. “Çfarë do bëni juve,- më tha,-se unë mbarova”. “Mos ke ndonjë gjë tjetër”,-i thashë. “Jo”, u përgjigj dhe u bë gati të çohej. Kaq ishte ky takim që pasoi me dhjetëra e qindra të tjerë deri në fund të procesit…
Për çfarë torturash e kishte fjalën Kadri Hazbiu në letrën që i shkruante Enverit?

Ai, siç ju tregova, pohonte se ndaj tij nuk ishte ushtruar asnjë lloj dhune.

Po, a kishte parë të tjerë që ishin torturuar…
As të tjerë nuk kishte parë të torturoheshin, por në qelinë ku rrinte kishte dëgjuar britma e klithma nga më të ndryshmet, që i kishin krijuar përshtypjen se aty kryheshin tortura…
A nuk ishin ato britma torturash?
Ato ishin klithma të sajuara për presion psikologjik…
Që do të thotë…
Që do të thoshte, skena presioni ndaj Kadri Hazbiut.
E si realizoheshin ato?
Në qelinë ngjitur me atë të Hazbiut, tre-katër punonjës të sigurimit, aty nga mesnata, “realizonin” skenarin e torturës me kacafytje artificiale me britma e klithma. Zhurmat e tyre krijonin një gjendje terrorizuese. Gjithçka sajohej sikur gardiani qëllonte pa mëshirë mbi të dënuarin dhe ky i fundit rënkonte e bërtiste: “Aman hiqe korrentin!” “Mos ma pre gjuhën!” “Bëj ç’të duash, por jo sytë”. Jehona e këtyre klithmave ishte zgjidhur teknikisht të vinte e plotë në qelinë e Kadriut, të cilit i destinohej. Me sa duket, Kadriu, që kishte disa ditë që i dëgjonte këta zëra, ishte tmerruar dhe për t’i paraprirë mynxyrës, i kishte i bërë letër Enver Hoxhës…
Me një fjalë, Kadri Hazbiu, në qeli, ishte vënë në një torturë psikologjike…
Në fakt, unë këtë e mësova më vonë. Kur dolëm që aty, ma tregoi Hekuran Isai. Ai më tha se e kishin zgjedhur këtë praktikë si një metodë efektive për të vjelë Kadri Hazbinë, që vlerësohej si një dhelpër e fshehtë, gojëkyçur, si njeri që dinte shumëçka rreth mynxyrës së madhe për atentatin ndaj Enverit. Hekuran Isai drejtonte nga afër gjithçka që kishte të bënte me procesin e hetimeve. Ai kishte kontakte të herëpashershme me Kadriun në qeli, por edhe me grupin e hetuesve.
Përdorej shpesh kjo metodë në të tilla procese?
Unë për herë të parë e kam hasur në këtë rast. Nuk di ndonjë tjetër të kësaj natyre. Megjithatë, më mirë këtë çështje e dinin autoritetet e sigurimit. Ata e ndiqnin nga afër tërë procedurën e përpunimit të elementëve të rrezikshëm, si konsideroheshin rastet si ai i Kadri Hazbiut dhe të tjerëve të kallëpit të tij…

Marrë nga Panorama

(k.m//dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

dikur dikur enver hoxha kadri haziu rrapi mino enver hoxha kadri haziu rrapi mino

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni