Aktualitet

AMA thirrje radiove e televizioneve: Shpërndani spotet që informojnë qytetarët, ndyrshe do marrim masa

Ky autoritet kujton dhe gjendjen e jashtëzakonshme që është shpallur në Tiranë e Durrës, ku shton se spoti duhet të transmetohet të paktën një herë brenda 60 minutave, duke vijuar deri ditën e dielë, 01.12.2019.
Featured image of article: AMA thirrje radiove e televizioneve: Shpërndani spotet që informojnë qytetarët, ndyrshe do marrim masa AMA, radio, televzion dhe tërmeti

TIRANË- Autoriteti i Mediave Audiovizive në një reagim ka kërkuar nga të gjitha televizionet dhe radiot që nuk kanë shpërndarë spotin që informon qytetarët se ku mund të kontribuojnë me ndihma për të prekurit nga tërmeti.

Në njoftim AMA shkruan se jo të gjitha televizonet dhe radiot e kanë shpërndarë spotin që është i detyruar të jepet falas dhe për këtë gjë nëse situata nuk ndryshon do merren masa. Më tej ky autoritet kujton dhe gjendjen e jashtëzakonshme që është shpallur në Tiranë e Durrës, ku shton se spoti duhet të transmetohet të paktën një herë brenda 60 minutave, duke vijuar deri ditën e dielë, 01.12.2019.

NJOFTIMI I PLOTË

Pas njoftimit për të transmetuar pa pagesë spotin publicitar për dhënie kontributi në ndihmë të fatkeqësisë natyrore, të cilin Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, e shpërndau tek operatorët radio dhe televizivë paraditen e 28 nëntorit 2019, është evidentuar reagim i menjëhershëm i pjesës më të madhe të tyre.

AMA e vlerëson maksimalisht këtë kontribut konkret të redaksive, si një mbështetje dhe solidaritet me familjet që po përballen me situatën e paprecedentë nga pasojat e rënda të tërmetit të ditës së martë, apo me të gjithë ata që po ndihmojnë papushim për të rikthyer normalitetin në zonat më të prekura nga lëkundjet që vijojnë ende.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nga një pjesë e vogël e televizioneve dhe radiove transmetimi i spotit po vlerësohet si angazhim fakultativ. Kujtojmë këto subjekte se transmetimi i spotit pa pagesë, në kushtet kur në qarqet e Tiranës dhe Durrësit është shpalluar gjendja e fatkeqësisë natyrore është i detyrueshëm, në zbatim të nenit 34 të ligjit nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe rregullores “Për transmetimin pa shpërblim të informacioneve, mesazheve dhe njoftimeve me interes të lartë për publikun e gjerë”, miratuar nga AMA, me vendim nr. 76 datë 04.04.2016.

AMA do të vijojë monitorimin e transmetimeve dhe për rastet që nuk respektohen kërkesat e sipërcituara, do të nisë procedimin administrativ, konform kuadrit legjislativ në fuqi. Nga opertorët radio dhe televizivë spoti informues dhe sensibilizues do të transmetohet të paktën një herë brenda 60 minutave, duke vijuar deri ditën e dielë, 01.12.2019, deri në një njoftim tjetër.

44 persona të vdekur, 750 të plagosur dhe 47 të shpëtuar! Ky është bilanci tragjik i tërmetit të së martës, i cili është pasuar në ditët në vijim me lëkundje të tjera toke. Pas dy netësh ekpiet e kërkim-shpëtimit kanë ndërprerë kërkimet në Thumanë pasi personat e raportuar nga familjarët si të humbur janë gjetur, edhe pse të pa jetë.  Ndërsa kërkimet vijojnë në zonën e ish-Kënetës  në Durrës dhe në pallatin 6 katësh në lagjen numër 18, pranë Kryqit të Kuq në qytet. Aty po zhvillohen kërkimet për 6 persona të zhdukur.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment