Aktualitet

AMA kundër ISHSH: Nuk kemi qëllim mbylljen e RTV Ora, janë konstantuar shkelje të përsëritura

Sipas AMA-s, për këtë televizion ka pasur një paralajmërim me tërheqeje vëmendje ditën e mërkurë, më pas ISHSH ka evidentuar shkelje të përsëritura nga ky subjekt audioviziv.
Featured image of article: AMA kundër ISHSH: Nuk kemi qëllim mbylljen e RTV Ora, janë konstantuar shkelje të përsëritura AMA

TIRANË- Autoriteti i Mediave Audiovizive ka reaguar sot për rastin e kërkesës për mbylljen e RTV Ora. Në një njoftim për mediat AMA shkruan se  nuk ka asnjë qëllim për mbylljen e këtij televizioni. Sipas AMA-s, për këtë televizion ka pasur një paralajmërim me tërheqeje vëmendje ditën e mërkurë, më pas ISHSH ka evidentuar shkelje të përsëritura nga ky subjekt audioviziv.

“Nisur nga informacione dhe formulime të ndryshme mediatike, mbi vendimarrje të Autoritetit të Mediave Audiovizive, AMA dhe Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor, ISHSH, për mbyllje të subjektit ORA Neës, bëjmë me dije se, nuk ka asnjë vendim apo qëllim për mbylljen e ndonjë televizioni. Për rastin konkret, ka pasur një paralajmërim me tërheqje vëmendjeje ditën e mërkurë, 13.05.2020, nga AMA, për subjektin ORA Neës për shkelje të udhëzimeve të Aktit Normativ, në kuadër të vendosjes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore nga Covid-19.

Më pas, Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor, dega Tiranë, më datë 14.02.2020, ka evidentuar shkelje të përsëritur nga ky subjekt audioviziv, për prezencë në studio të më shumë se dy personave, duke akorduar gjoba, bazuar në ligjin 15|2016 “Për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve infektive”, Aktin Normativ nr. 3 “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohës zgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga Covid-19”. Për këtë vendim ISHSH ka njoftuar me shkresë zyrtare AMA-n më datë 15.05.2020”, shkruan AMA.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

ISHSH ka kërkuar që të mbyllë sinjalin e një prej televizioneve kombëtare në Shqipëri. Bëhet fjalë për RTV Ora, që sipas Autoritetit të Mediave Audiovizive dhe Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor , ka kryer shkelje të rënda ligjore.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment