Editorial

Alzaimer popullor

Të sëmurët prej saj dalëngadalë fillojnë të harrojnë derisa sëmundja degradon dhe ata humbasin krejt kujtesën derisa nuk kujtojnë më as idenditetin e tyre. Nga kjo sëmundje vuajmë ne si popull.
Featured image of article: Alzaimer popullor

Ne jemi një popull i sëmurë nga alzaimeri. Po po, nga alzaimeri ose amnezia, ajo sëmundja që quhet sëmundje e shekullit të 21 e që shpesh në gjuhën popullore i them sklerozë. Të sëmurët prej saj dalëngadalë fillojnë të harrojnë derisa sëmundja degradon dhe ata humbasin krejt kujtesën derisa nuk kujtojnë më as idenditetin e tyre.

Nga kjo sëmundje vuajmë ne si popull.

Tek ne, shpesh, opinioni publik tronditet nga ndonjë ngjarje ose lajm që paralizon vendin dhe monopolizon debatin. Për javë dhe muaj duket se nuk ka ndonjë çështje tjetër, ose problem, për t’u marrë përveç atij që shumë fuqishëm, tërheq përkohësisht vëmendjen tonë.

Kështu ka qenë Gërdeci, 21 janari, afera për unazën e re të Tiranës, dosja 184, çështja Tahiri, Ndragheta, shembja e Teatrit, vrasja e Klodian Rashës  e sa e sa të tjera për koncensione e PPP të errëta. Gjëja e çuditshme është se, ashtu si përqendrohemi me kokëfortësi në disa çështje, papritmas dhe pa zhurmë, ne duket se i harrojmë ato plotësisht.

Për shumë nga çështjet, në valën e vëmendjes, kur pushteti preket, ai propozon dhjetra masa dhe politika të reja, krijon komisione, bën raporte, drejton gishtin në asgjë, por gjithmonë, historitë e tilla dhe zgjidhjet e problemeve të tyre mbeten njëjtë si më parë.
Të gjitha skandalet varrosen, harrohen dhe mundohen që të trajtohen si një realitet të cilin askush nuk do ta shohë dhe më pak ta marr përsipër, sepse është kompleks dhe nuk na intereson. Dhe ne vazhdojmë më keq se më parë.

Çdo skandal që kam përmendur është i grafikuar në mënyrë perfekte sa më sipër theksova.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mund të përmendim shumë skandale të tilla të cilat duken sheshit që janë krime, dhe që nisur nga kjo do të kishin dashur vëmendjen e theksuar të prokurorisë, por për shkak të arsyeve politike këto skandale humbin në ndonjë sirtar burokratik ku sigurisht ruhen “për qëllime të mira”.

Por në Shqipëri, ekziston një situatë tjetër edhe më komplekse sesa paaftësia për të zgjidhur probleme të rëndësishme, është situata të mbyllësh sytë para tyre ose t’i lësh të ndodhin. Nuk jam përkrahëse e teorive të konspiracionit, por edhe për ne gjithçka duhet ta ketë një kufi.

Në një vend normal demokratik asnjë nga krimet mësipër nuk do të kalonte kaq thjeshtë në heshtje dhe pastaj të zhytej në harresën e kujtesës. Tani jemi në valën e problemit për krimin zgjedhor e në një vend normal demokratik, çdo tjetërsim vote quhet krim, dhe në rastin kur ky veprim bëhet i organizuar me struktura dhe fonde fushatash partie, atëherë, nuk mund të thuhet gjë tjetër përveçse kemi të bëjmë me krim të organizuar.
Por duke qenë se ne nuk jemi vend normal demokratik, asnjë nuk do të dënohet, asgjë nuk do ndodh, askush nuk do të pendohet.

Në fakt do të doja që të fillojmë t’i quajmë gjërat me emrat e tyre dhe të marrim përgjegjësi të përhershme dhe serioze për zgjidhjen e problemeve aq thelbësore dhe të thella si këto që jemi duke kaluar, në mënyrë që ne mos t’i trashëgojmë ato te fëmijët tanë dhe ata të mbajnë mbi kurriz një përgjegjësi që në fakt është e jona.

Por jam e sigurt që ashtu si dhe shumë krime të tjera edhe ky do futet në sirtar, do harrohet dhe ne do ta vazhdojmë jetën, njësoj nën autoritarizëm, të lumtur në sklerozën tonë derisa të harrojmë edhe idenditetin.

(Dosja.al)

WordPress › Error

There has been a critical error on your website.

Learn more about debugging in WordPress.