Aktualitet

Nxjerrja e Alvin Berishës nga kampi në Siri/ Flet i ati i 11-vjeçarit: Shteti shqiptar nuk u interesua fare, falë Zotit isha në Itali, se ndryshe s’do e kisha shpëtuar

Afrim Berisha u shpreh se shteti shqiptar nuk ka bërë asnjë përpjekje për të shpëtuar djalin e tij nga kampi Al Hol.
Featured image of article: Nxjerrja e Alvin Berishës nga kampi në Siri/ Flet i ati i 11-vjeçarit: Shteti shqiptar nuk u interesua fare, falë Zotit isha në Itali, se ndryshe s’do e kisha shpëtuar Afrim dhe Alvin Berisha.

Tiranë- Afrim Berisha, babai i Alvin Berishës, i cili pak muaj më parë u nxorr nga Kampi Al-Hol në Siri ka folur së fundmi ka deklaruar së fundmi se  se shteti shqiptar nuk ka bërë asnjë përpjekje për të shpëtuar djalin e tij. Ai ka theksuar në emisionin  “Pa Gjurmë” në Report Tv se shteti shqiptar nuk është interesuar për këtë çështje.

“Shëndeti i Alvinit është shumë i mirë. Tani e ka marrë veten. Unë kam qenë 8 herë brenda 5 viteve në Siri. Nuk është e vërtetë ajo që thonë. Shteti shqiptar nuk ka çuar asnjë letër. Nuk është interesuar fare. Unë kam kontakte me të gjithë ata të kampit.  Askush nuk ka shkuar për ata fëmijë. Kthimi i Alvinit është bërë një bashkim kryqi i kuq italian dhe gjysmë hëna e kuq. Falë zotit unë jam në Itali dhe ata kanë bashkëpunuar me ata që kam dhënë unë. Shkuam në shtator. Ishte e pamundur sepse duhej një autoritet shqiptar që ta merrja Alvinin dhe unë u ktheva. I kërkova përsëri shtetit italian dhe u shpëtua Alvini. Falë Zotit qëllova në Itali. Unë kam çdo ditë kontakte me kampin Al Hol dhe ata thonë se shteti nuk ka bërë asnjë letër. Unë jam interesuar dhe i njoh shumë mirë ata dy fëmjët Dumani. Ata janë atje. Unë edhe sot kam folur me presidentin e kryqit të kuq ndërkombëtar dhe nuk ka asnjë letër për 25 fëmijët shqiptarë që ndodhen atje” u shpreh ai.

Ai tregoi më tej se në Siri ka të tjerë fëmijë shqiptarë që ndodhen tek çadra 27 dhe se shteti shqiptar duhet të përpiqet që fëmijët t’i kthejë në atdhe.

Çadra 27 është çadra ku janë vendosur fëmijët shqiptarë. Me një letër të shtetit shqiptar ata janë të gatshëm për t’i dhënë fëmijët. Për Alvinin u bënë më shumë se një person për të ardhur”, tha Afrim Berisha.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Historia e Alvin Berishës

Historia e 11-vjeçarit u bë publike nga emisioni investigativ italian “Le Ienne”, ku me ndihmën e gazetarëve, pas pesë vitesh kërkimeve në fund, i ati i dëshpëruar Afrim Berisha, arriti të depërtonte ne kampet e Sirisë dhe takoi të birin, në 25 shtator të këtij viti. Tre ditë pas publikimit të investigimit të “Le Iene” për rastin e fëmijët 11 vjeç dha dorëheqjen edhe Genti Gazheli, ambasadori i Shqipërisë në Turqi, por të prekurit nga historia e të voglit shqiptar nuk u  dorëzuan. Italianë, shqiptarë dhe njerëz anëmbanë botës bashkë me median ushtruan presion mbi qeverinë shqiptare dhe organet kompetente në mënyrë që 11-vjeçari të hidhej sërish në krahët e të atiti dhe këtë herë për të mos u larguar më kurrë.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment