Politike

Aludimet për video ‘EROTIKE’ me Sorecën/ Romina Kuko: Paturpësi që të lë pa fjalë

Në një reagim në Twitter, Kuko thekson se aludimet që kanë të bëjnë me fotot e takimeve publike me ambasadorin Soreca, janë paturpësi pa limit që të lenë pafjalë. Ajo thekson se ndihet e nderuar që ka përfaqësuar qeverinë përkrah ambasadorit.
Featured image of article: Aludimet për video ‘EROTIKE’ me Sorecën/ Romina Kuko: Paturpësi që të lë pa fjalë Romina Kuko dhe Luigi Soreca

TIRANË– Zv.ministrja e Brendshme Romina Kuko, ka reaguar pas aludimeve të mediave, të cilat kanë deklaruar se presidenti Ilir Meta ka një video me skena intime, në të cilën përfshihet emri i saj dhe i ambasadorit të BE-së në Tiranë, Soreca.

Në një reagim në Twitter, Kuko thekson se aludimet që kanë të bëjnë me fotot e takimeve publike me ambasadorin Soreca, janë paturpësi pa limit që të lenë pafjalë. Ajo thekson se ndihet e nderuar që ka përfaqësuar qeverinë përkrah ambasadorit.

Jam e befasuar nga disa media që përgojojnë me një lehtësi të neveritshme emrin tim për hesap të luftës qorre me ambasadorët!Aludimet mbi foto takimesh publike ku kam pasur nderin të përfaqësoj qeverinë në krah të Ambasadorit Soreca janë një paturpësi pa limit që të le pa fjalë!”, shkruan Kuko

Ditët e fundit mediet opozitare kanë spekuluar për një lidhje mes zv.ministres së Brendshme Romina Kuko dhe ambasadorit  të BE-së në Tiranë, Luigi Soreca. Sipas këtyre medieve mësohet se prej kohësh materiali filmik ndodhet edhe në dorë të Presidentit të Republikës së Shqipërisë Ilir Meta, ndërkohë që zyra e shtypit në Presidencë, mohon të ketë folur ose të ketë një video të tillë.

(a.m.dosja.al)

Shto Koment