Aktualitet

ME VIDEO/ E nxjerrin nga Benzi luksoz dhe e shtrinë barkas, si u prangos Altin Hajri në Shijak sapo mbërriti në lavazh, ‘koka’ e fisit pa vëngër dhe u rezistoi efektivëve

Në këtë moment në skenë futen futen efektivët e policisë që tentojnë ta arrestojnë Hajrin. Ata e kapin nga makina luksoze dhe e shtrinë në tokë, ndërkohë që vetë Altini I nervozuar, kundërshton.
Featured image of article: ME VIDEO/ E nxjerrin nga Benzi luksoz dhe e shtrinë barkas, si u prangos Altin Hajri në Shijak sapo mbërriti në lavazh, ‘koka’ e fisit pa vëngër dhe u rezistoi efektivëve Altin Hajri dhe Artan Hoxha
Përditësuar:

TIRANË– Gazetari Artan Hoxha ka publikuar mbrëmjen e sotme një video ku shihe momenti i arrestimit të Altin Hajrit, të njohur si koka e fisit të tij në Shijak.  I ftuar në emisionin “Byro Politike”, Hoxha publikoi videon ku shihet Hajri, në momentin që sapo ka shkuar me mjetin e tij, një Mercedes Benz luksoz pranë një lavazhi në zonën e Shijakut.

Në këtë moment në skenë futen futen efektivët e policisë që tentojnë ta arrestojnë Hajrin. Ata e kapin nga makina luksoze dhe e shtrinë në tokë, ndërkohë që vetë Altini I nervozuar, kundërshton. Pas disa sekondave, koka e fisit dorëzohet dhe shoqërohet krah efektivëve. Gjithsesi, vetëm disa orë pas këtij arrestimi, Altin Hajri doli i lirë sërish.

Hajri është shpallur në kërkim si protagonist në rrëmbimin dhe vrasjen e 49-vjeçarit Jani Prenga. Për më shumë se një dekadë e gjysmë, Altin Hjari ka qenë një nga ‘Boss’-ët më të njohur të trafikut të heroinës afgane nga Shqipëria në drejtim të Italisë. Rrëmbimi i Prengës u zbardh nga Policia e Shtetit dy ditë më parë, ku u dhanë detaje për operacionin që u zhvillua në Shijak. 49-vjeçari i rrëmbyer, ndërroi jetë 7 orë pasi u mor peng dhe u varros në rrethinat e resorit. Rrëmbimi i Prengës ka ndodhur si pasojë e një konflikti për 283 kilogram kokainë, që ai ose i vëllai, pistë kjo e pakonfirmuar ende, nuk iu dhanë personave të mësipërm. Droga doli nga porti por nuk shkoi kurrë në destinacion… Policia ka ndaluar 5 të dyshuarit kryesorë për ngjarjen. Bëhet fjalë për dy kushërinjtë Elton e Leonard Hajrin dhe babain e Altinit, Bajram, 64 vjeç. Në kërkim janë edhe 4 të tjerë. Dyshohet se të përfshirë janë edhe dy banda të tjera kriminale nga Shkodra dhe Vlora.

Dosja.al zbuloi të dhëna ekskluzive për 4 urdhëruesit që Prokuroria e Krimeve të Rënda, ka dyshimet kryesore se janë ata porositësit e pengmarrjes dhe vrasjes së Jak Prengës. Ata janë të skeduar prej vitesh për aktivitetin e tyre në vendet e Bashkimit Evropian dhe kokainës në Ekuador. Njëri prej tyre, njihet si Gramoz Dritan Rexhepi dhe akuzohet se është personi kyç që urdhëroi rrëmbimin e Jak Prengës.

Bëhet fjalë për:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

M.B., shkodran, i lidhur me krimin dhe me linjën e trafikut të drogës nga Ekuadori në BE

G.D, kishte dalë garant i drogës, nga Dukagjini.  

G., ndërmjetësi mes grupit dhe familjes Hajri. Ai ka dërguar mesazhin për marrjen peng të babait të 5 fëmijëve. 

Gramoz Dritan Rexhepi , nga Vlora, personazhi më i fuqishëm i botës së krimit në Vlorë. I arrestuar në vitin 2014 është arrestuar me 240 kg kokainë në Ekuador, ndërsa më herët ishte akuzuar për përfshirje në vepra kriminale në Shqipëri. Besohet se është personi kyç që urdhëroi rrëmbimin e Jak Prengës, për 283 kilogramë të humbura nga ky i fundit, ose i vëllai i tij, pistë kjo, që ende nuk është zbardhur plotësisht. 

(F.M/DOSJA.AL)

Shto Koment