Aktualitet

Altin Goxhaj i kthen reston Bledi Manes: Duhet gjithmonë një palaço në emision (VD)

“Duhet gjithmonë një palaço në emision”, ishte batuta e avokatit që solli sërish replika në studio.
Featured image of article: Altin Goxhaj i kthen reston Bledi Manes: Duhet gjithmonë një palaço në emision (VD) Altin Goxhaj, avokat

TIRANË- Altin Goxhaj dhe Bledi Mane janë përplasur sot në emision me njëri-tjetrin duke hedhur dhe akuza. Në fund të emisionit “Arena” drejtuesi i emisionit Dritan Hila, vendosi paqe mes tyre ku tha se nuk duhet të kishte më sherre.

Por kur Hila falenderoi Goxhaj që ishte në emision, ky i fundit hodhi dhe një kunjë të fundit ndaj Manes. “Duhet gjithmonë një palaço në emision”, ishte batuta e avokatit që solli sërish replika në studio.

REPLIKAT

Hila: Ndjesë shikuesve nëse kemi thyer pak etikën sot, port ë ftuarit kështu janë, janë shqiptar, kështu jemi nuk mund të bëjmë ndryshe, por faleminderit që ishe në emision.

Mane: Faleminderit që në ftove.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Goxhaj: Faleminderit, duhet gjithmonë një palace në emision.

Hila: Kjo ishte e panevojshme, Bledi unë të kërkoj ndjesë në emër të Altinit për këtë gjë.

Mane: Po nuk ka problem, nuk shqetësohem për këtë gjë.

Kujtim Gjuzi-Goxhajt: Altin je dhe avokat

Shto Koment