Showbiz

Altin Basha firmos dorëheqjen, regjisori i “Portokalli” largohet përfundimisht nga spektakli, të ikurit po negociojnë kthimin

Mësohet se Basha ka dhënë dorëheqjen pasi kupola e televizioni i ka hequr shumë ‘kompetenca’. Këtë gjë, Basha e ka konsideruar si ndërhyrje dhe ka dhënë dorëheqjen përfundimisht.
Featured image of article: Altin Basha firmos dorëheqjen, regjisori i “Portokalli” largohet përfundimisht nga spektakli, të ikurit po negociojnë kthimin Altin Basha

TIRANË– Altin Basha, regjisori prej 17 vitesh i programit “Portokalli” në Top-Channel është larguar përfundimisht nga spektakli. Mësohet se Basha ka dhënë dorëheqjen pasi kupola e televizioni i ka hequr shumë ‘kompetenca’. Këtë gjë, Basha e ka konsideruar si ndërhyrje dhe ka dhënë dorëheqjen përfundimisht.

Ai ka vendosur të respektojë kontratën, duke qëndruar në punë edhe tre muaj të tjerë, në mënyrë që në dhjetor të këtij viti, të shkëputet përfundimisht nga Top-Channel.

Pas kësaj dorëheqjeje, Dosja.al ka mësuar se ‘të pakënaqurit’ e Bashës, kanë nisur të negociojnë rikthimin e tyre në “Portokalli”. Delinda Disha, Xhemi Shehu, Egla Ceno, Redana Caci dhe Gazmend Paj, po provojnë sërish fatin.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mbetemi për të parë nëse ekipi i humorit, do të bëhen sërish bashkë.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment