Aktualitet

Po ngjiste malin e Tomorrit, alpinisti rrëshqet dhe thyen këmbën, niset drejt spitalit

Një alpinist ka rrëshkitur dhe thyer këmbën në malin e Tomorrit. Ai është nisur drejt spitalit të Beratit për të marrë ndihmë mjekësore.
Featured image of article: Po ngjiste malin e Tomorrit, alpinisti rrëshqet dhe thyen këmbën, niset drejt spitalit Spitali i Beratit dhe vendi i ngjarjes

Berat- Detaje të reja kanë dalë bllokimi i disa alpinisëve shqiptarë në Malin e Tomorrit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se mesditën e sotme në afrësi të Çesmës së Tarikos,  një alpinist (identiteti i të cilit ende nuk dihet) ka rrëshqitur në Malin e Tomorrit dhe ka thyer një këmbë. Ai është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Vendi i ngjarjes

Mësohet se alpinisti ka qënë pjesë e një grupi prej 4 alpinistësh që kishin shkuar për të eksploruar Malin e Tomorrit, por gjatë ecjes në mal, ai rrëshqiti në një zonë të thepisur. Ai është ndihmuar për tu nxjerrë nga vendi ku rrëshqiti nga bashkëudhëtarët e tij. Alpinistët ishin nisur në mëngjes nga Qafa e Dardhës në Librazhd drejt Malit të Tomorrit.

J.V/Dosja.al

Shto Koment