LIVE UPDATES
Politike

“Alo, jam Kryeministri”/ Platforma për bashkëqeverisjen, Gjiknuri: E ngriti Berisha

19 Tetor 2021, 11:30 Nga DOSJA
“Alo, jam Kryeministri”/ Platforma për bashkëqeverisjen,

TIRANË– Ditën e sotme në Komisionin e Ligjeve u diskutua projektligjin për bashkëqeverisjen. Deputeti Damian Gjiknuri tha se kjo platformë është vetëm vijimësi e nismës së ish-kryemistrit Berisha. Madje në aspektin e kthim përgjigjes së shtetit ndaj qytetarit Gjiknuri solli si model edhe komunizmin.

DEBATI:

Bylykbashi: Ligji ka efekt propagandistik, është strukturë që ekziston. Cila është nevoja që të ngrihet në nivelin e ligjit rregullimi i kësaj. Është e qartë që ka qëllim të tregojë sa kujdeset për bashkqëeverisje një kryeministër që vetëm këtë hall nuk ka. Konceptin e ka cetralizues që duket dhe te ky,ligj. Me tituj nenesh si të jenë filma të Konostudios nuk bind njeri, njerëzit e dijnë që nuk i marrin ato shërbime. Fakti që shumë njerëz ankohen tregon se adminisrata juaj nuk funksionon, është e paaftë dhe e politizuar.Përpjekjet e gjata edhe bashkarisht ndër vite për të forcuar administratën shtetërore u shpartalluan, të gjithë e mbajnë mend si e shkatërruat shërbimin civil me akt normativ. Ishte fillimi, ka 8 vite që e vazhdoni.

Kështu që gjithë këto titujt e bukur të neneve dhe platformës ngjajnë si fluturat rreth ariut që shkojnë për shkak të gëzofit që ka 8 vjet pa larë. Është normale të fusësh instrumenta të rinj teknologjik, por ju nuk po përpiqeni që secili institucion më vete të jetë funksional por po përpiqeni ti jepni një kamzhik kryeministrit në dorën e dikujt tjetër që të vërë në punë një kalë që ka ngordhur, nuk e tërhiqni dot. Është ligj që cënon parimet e të drejtës, krijon konkufuzion, dublon proceset që ndodhin. Zgjidhja na qenka kjo hiper-agjencia, supershteti. Jo secili organ më vete, Kushtetuta ka përcaktuar jo vetëm kryeministër por edhe këshill ministrash. Përjekja për të ndërhyrë me ligj shton konfuzionin. Krijon një lloj pazari ku do ta blejë shërbimin.

Kjo mund të cënojë dhe afatet që nga ligjet e tjera i garantohen shtetasit. Pasoja tjetër që mund të vijë? Deri në nivelin e agjencisë rregullohet me një VKM por duke e ngritur në nivelin e ligjit do të shihni impaktin pas disa vitesh. Përmes dublikimit të drejtimit nga do ta marrin urdhrin nëpunësit e shtetit, linja vertikale apo do presin se çfarë thotë hiper-agjencia? Kjo do ulë efektivitetin e punës dhe do çojë në rritjen e konfliktit jo vetëm të kompetencave. Më shumë ankesa do ti drejtohen gjyqësorit që sot nuk ekziston falë suksesit lapidar të reformës në drejtësi. Ligji shërben dhe për të kamufluar këtë dështim të madh në drejtësi.

Mund ta mbani dhe 20 vjet të ndezur reformën në drejtësi por qytetarit i intereson në një moment të caktuar drejtësia, e kanë tani, nuk e kanë tani, kaq. Tani që do ju zvogëlohet dhe numri i gjykatave. Pse nuk përpiqeni ju të keni nëpunës civil sa më shumë të mirëtrajnuar, jo të marrë mbi bazë suksesi në patronazhim. Ju ofroni ndërmjetësim për të drejtat e qytetarëve. Ky ligj ka efekte negative për mënyrën si funksionon shteti, presim të zbatohet ligji dhe mënyrën si shteti duhet tu garantojë të drejtat qytetarëve.

Gjiknuri: Ligji normon të drejtën kushtetuese, e drejta e peticionit, ankesave ndaj administratës. Jetojmë në kohën e formalizimit. Jo të gjithë qytetarët kanë akses për të ndjekur të drejtën e tyre kur institucionet refuzojnë. Ju jeni deputetë, takoni njerëz në fushata. Kush është gjëja themelore që ngrejnë, kjo ka ndodhur pas viteve ’90. Përtej të këqiave që kishte ai sistem, një gjë e kishte të mirë dhe ma ka thënë një i persekutuar politik. Më ka thënë, Damian, atëherë të kthenin përgjigje kur dërgoje një letër. Qytetarët kanë shqetësimin se nuk u përgjigjet njeri. Ne e kemi si shqetësim politik.

Berisha, ai kryeministri, jo ky foltores. Ngriti një telefon, populli duhet të më marrë mua direkt. Antikorrupsioni në moshën e internetit. Instaloi linjën telefonike, më vonë e kaloi në internet. Sot po ngrihet një platformë moderne se njerëzit kanë akses në internet. Berisha, tak e ngriti në 2006: Alo, jam Kryeministri. Të gjithë ankesat që keni… Ne nuk duam ta mundojmë kryeministrin por duam të ngrejmë një institucion që qytetari të ketë të drejtën që të ankohet. Pse mërziteni? Burokratizimi i administratës ndodh kudo, jo më në Shqipëri që i bëjmë dhe më të komplikuara ligjet kur i kopjojmë.Platforma krijon akses të drejtëpërdrejtë te qytetarët.

Pse nuk paska të drejtë kryeministri të ushtrojë presion te institucionet? Kush tha se çdo gjë është mirë poshtë. Keni pasë probleme ju, kemi dhe. Ka probleme korrupsioni? Ka. Pse nuk merret si instrument pozitiv? Është platformë e PS. Nuk ju pëlqen ju, populli na votoi.Përveç ligjeve që i mandaton Kushtetuta që lidhen me arkitekturën e këtij vendi të gjitha të tjerat burojnë nga politika. Unë shkoj, kam programin tim, marr votën dhe e përkthej në ligj.

Formalizimi me ligj i një strukture që filloi në embrion mandatin e kaluar është shumë mirë se vë administratën para përgjegjësisë, i vë dhe këta para përgjegjësisë. Ku ka ndonjë defekt të rregullohet. Doktori e filloi me telefon tani po zhvillohet në moshën e internetit si duhet.

Alibeaj: Keni lebetitur gjithë shqiptarët sot me këtë nismë që keni sjellë, e filluar ju. E keni shndërruar këtë sallë dhe parlament në dhomën e horroreve të komunizimit, veneron komunizmin ky që bën tërmetet. Më i ndershmi del Fatmir Xhafaj, respekt për këtë pikë. Nostalgjikët e komunizmit janë mbledhur duke rikthyer edhe njëherë makthet e diktaturës. Sot mënyra e vetme të hapësh një derë është të paguash.

(A.B)/Dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike damian gjiknuri komisioni i ligjeve sali berisha damian gjiknuri komisioni i ligjeve sali berisha

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni