
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ditën e djeshme njoftoi se të gjithë qytetarët që mund të kishin probleme gjatë situatës së luftës me COVID-19, mund të dërgonin shqetësimet e tyre në Shqipëriaqëduam.al.
Sot një ditë më pas, Rama ka nisur që të telefonojë vetë qytetarët dhe u kërkon që të shprehin problemin e tyre.
“Alo, Edi Rama u shqetëson”, kjo është fraza e parë që dëgjohet pasi hapet telefoni nga ana tjetër. Më pas Kryeministri thotë: Çfarë problemi ke se keni lënë një shënim këtu tek portali.
Ndërsa në një reagim në Facebook, kreu i qeverisë shkruan: 🔴 www.shqiperiaqeduam.al ME NJË KANAL KOMUNIKIMI URGJENT PËR HALLET E LUFTËS NË FAMILJET TUAJA 🟡 SHKRUANI DHE LINI KONTAKTIN TUAJ TELEFONIK 🟢 BRENDA 24 ORËSH JU KTHEJMË PËRGJIGJE
(A.B. Dosja.al)
Jam ne hall nuk kemi me ca te ushqehemi kemi nevoj per ndihm pa pun une dhe burri dhe pa ndihm ekonomike kam persiper dhe vllain e burrit qe eshte invalid me kemp dhe nuk dalin per ate po megjith hallet qe kam kam dhe prindrit e mi dje xhaxhain tim qe jan dy pleq pa femij pa shpi i ka fut vllai im te shpia e vet jan 4 pleq vetem ju lutem na ndihmoni i dashur kryeminister