Showbiz

Sensibilizohen Almeda dhe bashkëshorti i saj, për Covid-19, falin qiranë e nëntë banesave për dy muaj

Ata kanë lëshuar me qera 3 banesa në Amerikë dhe gjashtë në Turqi. Kjo është konfirmuar edhe në një postim në ‘Instagram’ në një faqe turke.
Featured image of article: Sensibilizohen Almeda dhe bashkëshorti i saj, për Covid-19, falin qiranë e nëntë banesave për dy muaj Almeda dhe bashkeshorti
Përditësuar:

TURQI-Alameda Abazi së bashku me bashkëshortin e saj janë solidarizuar gjatë kësaj “lufte” ku e gjithë bota është gjunjëzuar. Ata kanë vendosur që mos të marrin paratë e qerasë e nëntë banesave të tyre për dy muaj.

Ata kanë lëshuar me qera 3 banesa në Amerikë dhe gjashtë në Turqi. Kjo është konfirmuar edhe në një postim në ‘Instagram’ në një faqe turke.

“Sipas lajmeve të Gazetës Hürriyet, një mbështetje erdhi nga çifti Sayisman ku qiramarrësve nuk do t;u merren paratë pasi mund të kenë probleme ekonomike ekonomike të shkaktuara nga shpërthimi i virusit. Tolgah dhe Almeda Sayışman, kanë tre banesa në Shtetet e Bashkuara, tha se do të marrë gjashtë në turqi, ndërsa qeraja nuk do u merret për dy muajt e ardhshëm”- shkruhet në postim.


Bilanci i të prekurve në botë nga koronavirusi po rëndohet çdo dotë e më shumë. Numri i tyre ka shkuar në më shumë se 423 mijë personave të prekur, ndërsa 19 mijë të tjerë kanë ndërruar jetë. Më të prekurat janë Italia dhe Spanja, ndërsa Kina përmirësohet çdo ditë e më shumë. Amerika në gjendje të vështirë pasi atje Covid-19 po përhapet me shpejtësi. OBSH parashikoi se SHBA-ja do të jetë epiqendra e radhës.

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment