Showbiz

FOTOT/ Shtatzënë dhe me COVID, bukuroshja shqiptare Almeda Abazi flet për gjendjen e saj dhe të të shoqit: Ndihem disi më mirë…

Almeda Abazi, e cila është sërisht në pritje të ëmbël, zbuloi pak ditë më parë se bashkë me bashkëshortin e saj turk, Tolgahan Sayisman, janë infektuar me Covid-19.
Featured image of article: FOTOT/ Shtatzënë dhe me COVID, bukuroshja shqiptare Almeda Abazi flet për gjendjen e saj dhe të të shoqit: Ndihem disi më mirë… Almeda Abazi dhe Tolgan

STAMBOLL- Bukuroshja shqiptare, Almeda Abazi ka ndarë me miqtë e saj vritual që ajo dhe bashkëshorti i saj, Tolgahan Sayisman,  janë infektuar me Covid-19. “Sapo mësova se jam infektuar me Covid-19. Jam trajtuar në shtëpi për pak kohë. Testi i fundit që bëra rezultoi pozitiv. Mutacioni i ri i koronavirusit në fillim mund të mos dalë pozitiv në test. Ne vendosëm që të vazhdojmë trajtimin në spital. Tregoni kujdes”, shkroi Tolgahan, i cili disa ditë më pas u shtrua në spital.

Tolgahan Sayisman

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërsa, Almeda Abazi tregoi pas pak ditësh se aktori është kthyer në shtëpi dhe se të gjithë po vazhdojnë trajtimin e nevojshëm. Ajo ka ndarë me ndjekësit një foto në Instastory, nga oborri i shtëpisë me mbishkrimin, “Më në fund ndihem pak më mirë sot, faleminderit të gjithëve që keni pyetur”,- shkroi ish-missi krahas postimit. Almeda është në pritje të një vajze, dhe kështu Efehan, do të bëhet shumë shpejt me një motër, të cilën çifti do ta pagëzojë me emrin Alina.

(O.l./dosja.al)

Shto Koment