Aktualitet

Shkelje në të tre kriteret, KPA lë në fuqi vendimin për shkarkimin e gjyqtarit Alltun Çela

Komisioni i Posaçëm i Apelimit ka larguar përfudnimisht nga drejtësia ish-kreun e Gjykatës së Sarandës, Alltun Çela. KPK gjeti probleme në të tre kriteret e vlerësimit.
Featured image of article: Shkelje në të tre kriteret, KPA lë në fuqi vendimin për shkarkimin e gjyqtarit Alltun Çela Alltun Çela
Përditësuar:

TIRANË -Komisioni i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin e kreut të Gjykatës së Sarandës, Alltun Çela. Trupa që vendosi përjashtimin e tij nga drejtësia përfundimisht, përbëhej nga Albana Shtylla, kryesuese, realtore Rezarta Schuetz dhe anëtarë Ardian Hajdari, Ina Rama dhe Natasha Mulaj.

Njoftimi i KPA

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Ardian Hajdari, Ina Rama, Natasha Mulaj anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.15/2019, datë 06.03.2019, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Alltun Çela, kundër vendimit nr. 95, datë 08.01.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

  1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 95, datë 08.01.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Alltun Çela.
  2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 18.06.2020.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë në vlerësimin fillestar, Çela bëri deklarim të rremë përpara KPK, të paktën 3 herë. Gjithashtu Çela u gjet në shkelje për të tre kriteret. Ai u konsiderua i papërshtatshëm në kriterin e pastërtisë së figurës, dhe me cilësi të papranueshme në punë. Trupa gjykuese që hetoi Çelën kryesohej nga Pamela Qirko me relatore, Genta Tafa Bungo dhe anëtare Xhensila Pine.  Shkarkimi i tij u bë me argumentin: “Deklarim i pamjaftueshëm në kriterin e pasurisë dhe cënim të besimit të publikut te drejtësia.

(g.sh./dosja.al)

 

Shto Koment