ShowbizSociale

Allegrit i sajojnë një kopje e cila është kundërshtare me Juventusin / Komike

“Striscia la notizia” i punon rrengun Allegrit, të tërë shikuesit e besojnë.
Featured image of article: Allegrit i sajojnë një kopje e cila është kundërshtare me Juventusin / Komike

ITALI – Autorët dhe produksioni i emisionit televiziv  “Striscia la notizia” ,  kanë bërë një video të rreme, në të cilën ish-trajneri i Juventusit, komenton sfidën me Interin.

Video ishte e përpunuar aq mirë, sa çdo shikues i saj mund të ketë besuar se fjalët kanë dalë nga goja e Allegrit vërtetë.

“Marotta dhe Conte shkuan tek Interi për të vendosur nderin në vend dhe kanë të drejtë. Ata bënë mirë, sepse te Juventusi janë të ftohtë dhe gënjeshtarë”. – ishin fjalët e thëna nga Allegri gjatë videos së montuar.

Gjatë videos fiktive, Allegri supozohet të ketë komentuar edhe mbi Pavel Nedved, Andrea Agnelli, Maurizio Sarri (të cilin në video e thërret Che Guevara), si dhe momente pikante nga ndeshja Inter-Juventus.

Burimi: Striscia La noticia

E.C/Dosja.al

Shto Koment